fbpx

Van Gaal: Gazetarët po gënjejnë, s’dua të merrem me ta

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka sulmuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë gazetarët, duke i cilësuar si një skandal të vërtetë zërat që kanë dalë së fundmi në media dhe që flasin se Jose Mourinho do të jetë tekniku i ri i Djajëve të Kuq duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Van Gaal pavarsisht sezonit aspak pozitiv në kampionat dhe Champions po arrin rezultate të mira me United në Europa League dhe FA Cup.

Holandezi nuk e pranon dot faktin që do të largohet nga stoli i Manchester-it dhe kur u ngacmua nga gazetarët në lidhje me Jose Mourinho, mori zjarr duke deklaruar.

“Në shumë raste i kam thënë gjërat ashtu sic janë dhe këtë gjë dua të bëj edhe tani”.

“Jam shumë i mërzitur nga fakti që  në media po spekulohet shumë në lidhje me trajnerin e ri të Manchester United. Ky është një skandal i vërtetë ose më saktë diçka qesharake”.

“Nuk kam nevojë që klubi të dalë me një reagim në lidhje me këtë çështje. Unë as që dua të merrem me gjërat që kam dëgjuar dhe lexuar së fundmi në media, pasi ato janë vetëm spekulime”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close