E fillojnë mbarë Gostivari dhe Vëllazërimi

E kanë nisur me këmbë të mbarë sezonin pranveror dy skuadrat e vetme shqiptare në Ligën e Dytë të Maqedonisë, Gostivari dhe Vëllazërimi.

Skuadra kërçovare ishte mysafire e liderit të tabelës dhe njëherit kampionit vjeshtor Lubancit nga Shkupi. Djemt e trajnerit Xhengis Rexhepi ishin shumë afër që të arkëtojnë plot tri pikë, por vetëm 10 minuta para fundit, pësuan gol që u hoqi nga kontoja dy pikë të mëdha.

Golin e avantazhit kërçovarët e kishin shënuar në pjesën e parë me anë të shkupjanit Shaban Sulejmani, i cili me një goditje precize nga më shumë se 20 metra befasoi portierin vendas Risovski. Nikoqirët kanë barazuar në të 80-të kur shënoi Toni Brnjarçvski.

Në anën tjetër një fitore shumë me vlerë si mysafire ka marrë Gostivari që luajti në Ohër lundër skuadrës së Pobedës. Edhe pse këta të fundit me aspirata që synojnë Ligën e Parë, ishin të pafuqishëm përballë djemve të trajnerit Mensur Jakupi.

Gostivari mbaroi punën e vetë që në pjesën e parë duke shënuar dy gola. Fillimisht kishte shënuar në minutën e 25-të Sllavço Vellkovski e që më pas epërsinë e ngriti Naum Vlejanovski katër minuta para pushimit të pjesës së parë.

Nikoqirët arritën të zbusin disfatën që në minutën e 75-të, me golin e shënuar nga Denis Dimitroski.

Me këtë fitore Gostivari mbetet në pozitën e parafundit, por me 16 pikë dhe nëse vazhdon me ritëm të këtillë shuam shpejt mundë të largohet nga zona e rrezikut, ndërsa Vëllazërimi tani ka 19 pikë në pozitën e tetë, që mbetet në zonën e rrezikut. /Portalb /

Rezultatet – java e 15-të:

Pobeda – Gostivari 1:2

Lubanci – Vëllazërimi 1:1

Skopje – Makedonija Gj.P 2:1

Teteksi – Pelisteri 1:1

Euromilku – Kozhuvi 1:1

Java e 16-të sjellë këto dyshe (05.03.2016)

KF Gostivari – Ljubanci

Makedonija GjP – Pobeda

Vëllazerimi – Euromilk

Kozhuvi  – Teteksi

Pelisteri – “Skopje”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button