Kushti banal i Serbisë për importin e produkteve kosovare

Autoritetet e Serbisë nuk po i përmbahen Marrëveshjes për tregti të lirë me vendet e rajonit, (CEFTA), por as marrëveshjeve të arritura për këtë çështje në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar në Bruksel.

Madje Serbia ka vendosur një kusht krejt banal për kompanitë kosovare që duan t’i importojnë mallrat në Serbi, raporton Klan Kosova.

Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin për Tregti në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i ka treguar Radio Europës së Lirë se autoritetet serbe kanë kërkuar nga prodhuesit kosovarë që si vend i prodhimit të produkteve të shkruhet në gjuhën serbe “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, kërkesë kjo e papranueshme për autoritetet kosovare.

Këtë kërkesë të autoriteteve serbe, për Radion Evropa e Lirë, ditë më parë e patën konfirmuar edhe pronarë të kompanisë së prodhimit të lëngjeve “Fluidi”, të cilëve u ishte ndaluar hyrja e mauneve në territorin e Serbisë.

Problemi tjetër, sipas Dërvishollit, është pengesa që po i bëhet importit të produkteve të gazit.

Ajo tregon për Radion Evropa e Lirë se për zgjidhjen e këtij problemi, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke përdorur format e dialogut dhe nëse autoritetet serbe nuk ndërmarrin ndonjë zgjidhje, atëherë masa e reciprocitet mbetet alternativa e vetme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button