LR-PDSH: Kryqi në Butel, ripërsëritje skenarësh BDI-VMRO

“Javës së kaluar ishim dëshmitarë të dy shkeljeve kushtetuese që i bëri ky pushtet BDI-VMRO: E para, amnestimi që Gjykata kushtetuese iu bëri dhunuesve dhe falsifikuesve të procesit zgjedhor. E dyta, vendimi për vendosje të kryqit 55m të lartë”, reagojnë nga LR-PDSH.

Sipas tyre, ngjarja e sotme në Butel të Shkupit është një ripërsëritje e skenarëve që BDI dhe VMRO i ka bërë përpara çdo cikli zgjedhor.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë lloj qeverisjeje të dëmshme është krijimi i një shumicë të re Parlamentare në zgjedhjet e ardhshme, të arriturat e së cilës do të jenë reale dhe në favor të shqiptarëve. LR-PDSH shpreh indinjatë të thellë për këtë papërgjegjësi politike të BDI-së dhe Ali Ahmetit, i cili ka marrë mandat që të qeveris dhe të realizojë projekte produktive për shqiptarët dhe jo të bëjë lojën e Gruevskit. Prandaj parashtrojmë pyetjen publike: A do të vazhdojë edhe më tej Ali Ahmeti ta mbajë fjalën e dhënë ndaj Gruevskit për 5 Qershorin apo do të vetëdijesohet që demokracia në fund të fundit është edhe fuqi numrash dhe të veprojë ndryshe?!”, shtojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button