Obama: Dhuna nuk do të ndërpritet menjëherë në Siri

Ka shumë arsye për të qenë skeptik, edhe në rrethanat më të mira dhuna nuk do të ndalet menjëherë, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, në lidhje me ndalimin e luftimeve në Siri, e cila hyri në fuqi sot më 27 shkurt, raporton aa.

Obama gjatë fjalimit të rregullt para kombit, komentoi edhe rreth ndalimit të luftimeve në Siri, si dhe luftën kundër organizatës terroriste DAESH. Ai vuri në dukje se e vetmja mënyrë për përfundimin e luftës civile në Siri, është shkatërrimi i DAESH-it.

“Nuk jemi para asnjë mashtrimi. Ka shumë arsye për të qenë skeptikë. Edhe në rethanat më të mira dhuna nuk do të ndalet menjëherë. Por, të gjithë e di se çfarë duhet të bëjnë. Të gjitha palët duhet të ndërpresin sulmet, përfshirë edhe bombardimet. Duhet të mundësohet dërgimi i ndihmës humanitare në rajonet e pushtuara”, tha Obama.

Ai theksoi se gjithçka varet nga fakti nëse Rusia, regjimi sirian dhe aleatët e saj do të respektojnë premtimet e dhëna, dhe se orët dhe ditët e ardhshme do të jenë kritike.

Kur është fjala për luftën kundër terroristëve të DAESH-it, Obama tha se sulmet do të vazhdojnë dhe, siç tha ai, për terroristët do “të jetë i pamëshirshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button