Në Siri hyri në fuqi ndërprerja e zjarrit

Ndërprerja e zjarrit hyri në fuqi në mesnatë në Siri, siç është dakorduar në bazë të planit amerikano-rus për të cilin palët në luftë u zotuan se do ta respektojnë, ndërsa siç raportojnë agjencitë, arma kryesisht është ndalur në vendin, e shkatërruar nga lufta pesëvjeçare.
Nga marrëveshja për armëpushim janë përjashtuar grupet islamiste Fronti Al Nusra dhe Shteti Islamik, që shkakton dyshim në qëndrueshmërinë e armëpushimit.
Të shtënat janë ndalur në periferitë e Damaskut dhe Alepo në veri të vendit, ku gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar luftime të ashpra, ndërsa Observatori për të drejtat e njeriut publikoi se është qetë në veri të provincës Latakia dhe në provincat qendrore Homs dhe Hama.
I dërguari i KB-së për Siri Stefan de Mistura paralajmëroi se raundi i ri i negociatave do të fillojë më 7 mars në qoftë se armëpushimi mbahet.
Këshilli i Sigurimit i KB-së një orë para hyrjes në fuqi të armëpushimit njëzëri e mbështeti marrëveshjen me miratim të rezolutës, për të cilën projekte përpunuan SHBA-ja dhe Rusia.
Rusia dje njoftoi se të gjitha palët janë të përgatitur për armëpushim, ndërsa Turqia shprehi shqetësim serioz lidhur me marrëveshjen për armëpushim midis forcave të opozitës siriane dhe Damaskut zyrtar të cilën e propozuan Uashingtoni dhe Moska.
Opozita siriane njoftoi se do ta respektojë armëpushimin, por shprehi shqetësim serioz për shka të mungesës së mekanizmit të qartë për zbatim të marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button