Vendoset gur-themeli i kryqit në Butel (FOTO)

Në prani të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanov, Vlladimir Peshevski dhe Dime Spasov, u vendos gur-themeli për vendosjen e kryqit në rreth-rrotullimin në Butel.

Para të pranishmëve fjalim ka mbajtur kryetari i Kongresit Maqedonas, Todor Petrov, i cili ka paralajmëruar vendosjen edhe të dy kryqeve me gjatësi mbi 50 metra në hyrjen e Shkupit, gjegjësisht njërin në Katllanovë dhe tjetrin në Gjorçe Petrov.

kryqi-2-620x330

Përndryshe, pas thirrjes së këshilltarëve shqiptarë të Komunës së Butelit si dhe reagimet e shumta të qytetarëve për të kundërshtuar vendosjen e kryqit, disa qytetarë pak më herët janë mbledhur te rreth-rrotullimi, lokacioni ku është paraparë vendosja e kryqit. Protesta u organizua në shenjë revolte dhe në tentim për të penguar vendosjen e gurë-themelit të kryqit.

Në protestë janë vërejtur edhe zyrtarë të lartë të BDI-së si nënkryetari i saj Izet Mexhiti, zv ministri i Mbrojtjes Ilmi Selami,  deputeti Artan Grubi, kryetari i degës së Çairit Beqir Asani dhe të tjerë.

Banorët shqiptarë të lagjes së Butelit mendojnë se vendosja e kryqit në lagjen e tyre bëhet si shkak për hakmarrje ndaj statujës së shqiponjës të vendosur në Fushë Tophanë.

LEXO: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të pushtetit

LEXO: Butel, u mbajt protestë kundër vendosjes së kryqit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button