Butel, u mbajt protestë kundër vendosjes së kryqit (VIDEO)

Pas thirrjes së këshilltarëve shqiptar të Komunës së Butelit si dhe reagimet e shumta të qytetarëve për të kundërshtuar vendosjen e kryqit, disa qytetarë sot janë mbledhur te rreth-rrotullimi, lokacioni ku është paraparë vendosja e kryqit. Protesta u organizua në shenjë revolte dhe në tentim për të penguar vendosjen e gurë-themelit të kryqit.

Në protestë janë vërejtur edhe zyrtarë të lartë të BDI-së si nënkryetari i saj Izet Mexhiti, zv ministri i Mbrojtjes Ilmi Selami,  deputeti Artan Grubi, kryetari i degës së Çairit Beqir Asani dhe të tjerë.

Banorët shqiptarë të lagjes së Butelit mendojnë se vendosja e kryqit në lagjen e tyre bëhet si shkak për hakmarrje ndaj statujës së shqiponjës të vendosur në Fushë Tophanë.

Pas përfundimit të protestës, masa u shpërnda.

LEXO: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të pushtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button