Shkëndija “Kuq e Zi”, por pak më ndryshe

Të mërkurën (20.11.2013), do të luhen ndeshjet kthyese të çerekfinales për Kupën e Maqedonisë, ndërsa nga ekipet shqiptare që kërkojnë kualifikimin e mundshëm, janë Shkëndija nga Tetova dhe Drita e Bogovinës.

Shkëndija do të futet në këtë ndeshje me një dëshirë që të eliminojë Bregallnicën, e cila në duelin e parë kishte marrë fitore me rezultat minimal 2:1. 
Goli që shënuan kuqezinjtë nga Tetova japin shpresë se edhe me një fitore minimale e çon ekipin e Shkëndijës në gjysmëfinale. 

Por mos të harrojmë se ekipi i Bregallnicës vazhdimisht është treguar si kundërshtarë i papërshtatshëm. Bregallnica ditë më parë kishte kërkuar që kjo ndeshje të dielën që lamë pas, mirëpo Shkëndija kishte marrë vendim që ndeshja të luhet në ditën e caktuar nga FFM, me qëllim rikthimin e lojtarëve të dëmtuar, e ndër ta është edhe Nderim Nexhipi. 


Ditë më parë te Shkëndija kanë dalë dhe me një video dhe disa foto të reja, ku përmes faqes zyrtare në “Facebook”, janë prezantuar fanellat e reja që lojtarët do të veshin në sezonin e radhës. 

Nga ana tjetër Drita nga Bogovina do ta ketë thuajse të pamundshëm suksesin në duelin kundër një ekipi mirë të organizuar sikurse është Metalurgu. Ndeshja e parë në Bogovinë përfundoi me fitoren e Metalurgut me 3:0. 

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00, ndërsa në duelet tjera takohen: 
Rabotniçki – Pelisteri (0:1), Napredoku – Teteksi (0:0)/ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button