Fyerjet ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore, tendencioze

“Krahas grabitjes së ekonomisë, popullata maqedonase u nënshtrohej edhe dhunës masive, plaçkitjeve, përndjekjeve, proceseve gjyqësore. Për shkak të presioneve, maqedonasit e pjesës perëndimore të Maqedonisë shpesh shpërnguleshin. Zbatohej edhe vendosja e organizuar e popullatës shqiptare dhe shqiptarizimi i territoreve të pushtuara”, njofton Alsat M.

Përmbajtje të tilla që vlerësohen si fyese dhe tendenciozeve ende qëndrojnë në tekstet e historisë për klasat e 9 të shkollat fillore. Përmbajtjet e tilla ka edhe në librat e gjeografisë dhe shoqërisë. Nga Ministria e Arsimit mos tërheqjen e teksteve shkollore me përmbajtje fyese e arsyetojnë me punën e vazhdueshme që po bën Komisioni qeveritar për regjistrimin e të gjitha lëshimeve që janë bërë me apo qëllime të caktuara.

Mësimdhënësit e historisë thonë se tekstet duhet të bazohen në elemente faktografike dhe jo në mendime subjektive që fyejnë komunitete të caktuara. Mitat Shaqiri thotë në tekste mungojnë edhe shumë ngjarje ku viktima ishin shqiptarët.

Sipas mësimdhënësve të lëndës si historisë tendencioze janë edhe libri i klasës së 6 ku flitet për Maqedoninë antike, ai klasës së 7 që flet rreth prejardhjes së shqiptarëve dhe ai klasës së 8 ku thuhet se në disa rajone të Maqedonisë shqiptarët kanë ardhur në shekullin e 17-18, të dhëna të cilat nuk janë të sakta sipas tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button