Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të pushtetit

Vënia e njëpasnjëshme e përmendoreve në Shkup ka shqetësuar opinionin se mund të nxitenn tensione ndëretnike, duke marrë parasysh simbolikën e tyre. Kryqi në njërën anë dhe shqiponja dykrenare në anën tjetër kanë ngjallur reagime të ndryshme në opinion, me gjasë për të eskaluar tensionet.

Banorët e Shkupit nuk duhet të binë pre e provokimeve që i bën pushteti, ata janë të vetëdijshëm dhe tanimë është vërtetuar se gjithmonë kur pushteti do të mbulojë ndonjë krim të madh, paraqiten tensione ndëretnike. Kështu shprehen në deklaratat e tyre për Portalb, profesoresha universitare Maja Muhiç dhe aktivisti Xhabir Deralla.

Sipas profesoreshës Maja Muhiç, aktet e këtilla, vënien e shqiponjës pastaj edhe të kryqit, janë jokorrekte.

“Edhe pse Shkupi ka traditë të vjetër të multikulturalizmit dhe shprehjet të lirë nëpërmes simboleve të komuniteteve, këto aksione vlerësojë se janë të panevojshme. Qëllimi i tyre nuk është shprehja e lirë e ndonjërës prej komuniteteve por nxitja e tensioneve. Nga ana tjetër, qytetarët duhet që t’i injorojnë këto procese. Mendoj se ata janë mësuar më me situata të këtilla dhe nuk mendojë që do të bien pre e provokimeve të këtilla, veanërisht kur kemi parasysh traditën multikulturore në Shkup dhe tanimë vetëdijën e lartë për cfardo lloj provoikimi”, shprehet për Portalb Muhiç.

Xhabir Deralla mendon se aktet e këtilla janë provokim ndaj raporteve etnike. “Struktura e këtij pushtetit tanimë ka dëshmuar konceptin se defokuson opinionin nga problemet reale. Ata tentojnë të krijojnë krizë, që t’i ikin përgjegjësisive për krimet e mëdha për të cilat dyshohen. Qytetarët tanimë janë të vetëdijshëm, kjo u dëshmua edhe në rastin e Kumanovës (ngjarjet 9-10 maj), kur banorët e kësaj ane pavarësisht përkatësive etnike dhe fetare nuk ranë në provokim”, tha për Portalb Deralla duke shtuar se populli tani e ka kuptuar se pushteti këto i bën për të iku nga përgjegjësia për krimet, gjatë mandatit të tyre politik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button