Haradinaj: Jemi të vendosur në zbrazjen e atyre që kapën shtetin

Pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit, opozita e bashkuar po mban një konferencë për media në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot u votua njeriu i cili nuk i solli asnjë njohje vendit.

“Qeveria, regjimi Mustafa-Thaçi ka dështuar edhe në politikën e jashtme, ka dështuar në marrjen e njohjeve e në UNESCO”.

“Ndëshkimi i qytetarëve do të i’u vjen në ditë, por nuk jemi të habitur nga veprimi i Parlamentit”.

Por, pavarësisht që Thaçi tashmë gëzon epitetin e Presidentit, Haradinaj ka thënë se ata nuk do të ndalen.

“Jemi të vendosur deri në zbrazjen e këtyre që e kanë kapur shtetin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button