Ymeri: Thaçi president me bekimin e Vuçiqit, protestat nuk ndalen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë të Opozitës së Bashkuar, ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit është joligjore pasi është bërë me intervenim të dhunshëm të forcave policore.

Ymeri ka theksuar se, sipas tij, Thaçi u bë president me “bekimin” e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe pasojë e një procesi joligjor që do të kundërshtohet në protestat e ardhshme, njofton Klan Kosova.

“Ne konisderojmë që Thaci nuk mund të jetë president i Republikës së Kosovës, pasi zgjedhja e tij u bë me intervenim të dhunshëm”.

“Presidentin e Kosovës e zgjodhi bekimi nga Aleksandar Vuçiq. Rrjedhimisht sot Kosova e ka në majë të shtetit një njeri që nuk do të ishte aty pa përkrahjen e Qeverisë së Serbisë”.

“Ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës është proces joligjor, që e ka rritur irritimin qytetar ndaj kësaj qeverie”.

“Të gjithë ata që do të bëhen pjesë e kundërshtimit do ta tregojnë këtë gjë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button