Komuna e Prishtinës: Tendat kanë leje deri më 8 mars, heqja e tyre veprim i njëanshëm

Komuna e Prishtinës nëpërmes një njoftimi për media ka bërë me dije që vendosja e tendave në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” ka leje deri më 8 mars.

“Njoftojmë opinionin publik se Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje subjekteve politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK dhe Nisma që të vendosen me tenda në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” nga data 23 shkurt, deri më datën 8 mars”, thuhet në komunikatë të Komunës së Prishtinës, transmeton Koha.net.

Së këndejmi, sipas Komunës së Prishtinës, tendat e vendosura në këto dy sheshe janë aty me leje dhe në mënyrë të ligjshme, si rezultat sipas komunës, heqja e tyre nga Policia e Kosovës po bëhet me veprim të njëanshëm dhe pa asnjë justifikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button