Dimitriev: KSHZ më siguroi se ka kushte për zgjedhje më 5 qershor

Kryeministri teknik Emil Dimitriev para pak çastesh ka vizituar me stafin e tij Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Në këtë takim me gjithë anëtarët e KSHZ-së është biseduar rreth reformave dhe pastrimit të listës zgjedhore.

Këtë përkrahje Dimitriev e kishte dhënë që në fillim duke thënë se takimet me këtë institucion do të realizohen shpesh deri në momentin e përmbushjes së kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ilirianeës.mk

“Ka kushte për organizimin e zgjedhjeve me 5 qershor. Sot përfundon procesi i valorizimit të bazës së të dhënave. Mund të niset me kontrollin e kryqëzuar të bazave qysh prej sot ose më së voni prej nesër. IT ekspertët të cilët sot i angazhoi KSHZ parashohin që kontrolli i kryqëzuar të zgjas nga 7 deri në 10 ditë, dhe pastaj vijon kontrolli në terren që nënkupton se kemi një situatë të përshtatshme që me kohë të pastrohet Lista Zgjedhore”, deklaroi sot Emil Dimitriev.

Ai shtoi se me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka pasur një takim tepër konstruktiv ku janë marr vesh për disa hapa të mëtutjeshëm që qeveria duhet t`i bëje në përkrahjen e KSHZ-së me qëllim që të mos kalohen afatet për organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe kredibile.

Dimitriev shoti se anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor i kanë thënë se koha shtesë që e morën me shtyrjen e datës së zgjedhjeve është e mjaftueshme për t’i realizuar të gjitha obligimet që i ka KSHZ-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button