Shilegov: Instalimet familjaro-partiake të VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

“Vajza e Elena Goshevës, gjykatësja e parë në Gjykatën Kushtetuese, Sllobodanka Gosheva ka qenë nënkryetare e të rinjve të VMRO-DPMNE-së. Bashkëshorti i Sllobodanka Gosheva-Gievskës është Igor Gievski, ish kryetar i të rinjve të VMRO-DPMNE-së”, këto të dhëna sot i prezantoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, njofton Portalb.

Sipas tij, bashkëshorti i Elena Goshevës, Gjorgji Goshev, është ish drejtor i Qendrës Studentore të emëruar nga VMRO-DPMNE.

Ai shton se familja Gosheva janë të lidhur drejtpërdrejt me VMRO-DPMNE-në, ndërkaq sipas tyre, me këtë shihet edhe instalimi partiak në gjyqësorin që e shembin funksionimin e të drejtës në shtet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button