5 hadithet më të njohura për korrupsionin

1.Abdullah ibn Omeri transmetohet të ketë thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë:

Çdo njëri prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për atë që është nën kujdestarinë e tij. Sundimtari është kujdestar i subjekteve të tij dhe përgjigjet për to; një bashkëshort  është kujdestar i familjes së tij dhe është përgjegjës për të, një grua është një kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe është përgjegjëse për të, dhe një shërbëtor është një kujdestar i pronës së zotërisë së tij dhe është kujdestarë për të”

Kam dëgjuar se nga i Dërguari i Allahut dhe unë mendoj se Profeti tha gjithashtu,

“Një njeri është kujdestar i pasurisë së babait të tij dhe është përgjegjës për të.” (Profeti vazhdoi) “Pra, të gjithë ju jeni kujdestarë dhe përgjegjës për atë që është nën kujdesin tuaj”. (Buhariu)

2. Makil ibn Jesar transmeton nga Pejgamberia.s. se Parajsa është e ndaluar për çdo person me autoritet që vdes në një gjendje të atillë që ai është i pandershëm në marrëdhëniet e tij me ata që janë nën sundimin e tij.(Vërtetuar nga Albani)

3. Ebu Dherri  ka transmetuar:

I thashë Pejgamberit a.s.: O i Dërguari i All-llahut, a nuk do të më caktoni  mua në një zyrë publike? Ai ka goditur shpatullat e mia me dorën e tij dhe tha:

“Ebu Dherr, ju jeni të dobët dhe autoriteti është një përgjegjësi. Dhe në Ditën e Gjykimit është një shkak i poshtërimit dhe keqardhjes përveç njërit i cili i plotëson obligimet e veta (siç duhet)  dhe kryen detyrat”.(Muslimi)

4. Ebu Sa `id Al-Khudri  ka transmetuar se Pejgamberi  a.s. ka thënë:

“Kushdo prej jush që e sheh një të keqe, le ta ndërrojë atë me duart e tij, dhe nëse ai nuk është në gjendje, atëherë me gjuhën e tij dhe nëse ai nuk është në gjendje, atëherë le ta urrejë atë në zemrën e tij, dhe që kjo është pjesa më e dobët e imanit (besimit).” (Vërtetuar nga Albani)

5.Numan ibn Beshiri transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Shembulli I personit që I bindet urdhërave dhe kufizimeve të Allahut, në krahasim me ata që I shkelin ato, është si shembulli I atyre që qitnin short për ulëset e tyre në një barkë, disa prej tyre morën ulëset e epërme e disa të poshtmet.

Kur këta të fundit  kishin nevojë për ujë ata duhej të ngjiteshin lart (dhe I shqetësonin të tjerët) kështu që ata thanë “Le të bëjë një vrimë në pjesën tonë të anijes (për të marrë ujin) dhe kursejmë shqetësimet e atyre që janë mbi ne”.

Pra ne qoftë se njerëzit e pjesës së sipërme do t’I kishin lejuar të bënin atë që ata kishin sugjeruar të gjithë njerëzit e anijes do të shkatërroheshin, por në qoftë se ata do t’I kishin penguar , të dyja palët do të ishin të sigurt.(Buhariu)

Përgatiti: Burim Krasniqi

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button