Hidhet shorti në Liga Europa

Gjatë ditës së sotme në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për 1/8 e finales në Liga Evropa. Manchester United-Liverpul dhe Dortmund-Tottenhem janë dy sfidat më interesante që kanë nxjerrë goglat e shortit për 1/8 e finales. Sfidë interesante do të jenë edhe takimet Vilareal-Bajern Leverkusen dhe Atletik Bilbao-Valencia. Ndërkohë, në takimet tjera do të përballen Shakhtar Donetsk-Anderlek, Fenerbahçe-Braga, Basel-Sevilja dhe Sparta Braga-Lazio. Ndeshjet e para do të zhvillohen me 10 mars, ndërsa ato të kthimit me 17 mars. Finalja e këtij kompeticioni do të luhet me 18 maj në Bazel të Zvicrës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button