“Ende ka kohë për ta ndryshuar vendimin skandaloz të Gjykatës Kushtetuese”

Ende ka kohë, por duhet trimëri dhe guxim nga ana e gjykatësve që menjëherë ta parandalojnë iniciativën e porositur e cila parasheh zmadhimin e ingerencave të kryetarit të shtetit për ligjin e amnistisë, ku me këtë të fundit, kryetari i shtetit do të ketë mundësi që t’i amnistojë edhe personat që janë dënuar për krime zgjedhore. Kështu vlerësojnë ekspertët për NOVA.

Sipas ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i turpshëm, i dëmshëm dhe skandaloz, por në fazën e ardhshme të vendimit, gjykatësit kanë mundësi ta ndryshojnë.

Sipas tij, iniciativa vjen në kohën kur në vend u hap rasti “Titanik” në të cilin funksionarët e pushtetit dyshohen për mashtrime zgjedhore, transmeton Portalb.

Sipas profesorit të Drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu, me pranimin që të rishikohet iniciativa, bëhet shkelja e Kushtetutës.

“Jokushtetueshmëria e këtij vendimi është juridiko-formale dhe materiale. Të rishikohet një iniciativë e tillë në një kohë kur vendin e ka tronditur skandali me parregullsitë zgjedhore dhe po ndërmerren veprime nga institucionet kompetente. Mendoj që ka kohë gjykatësit të mendojnë dhe ta rishikojnë vendimin”, thotë Kadriut.

Përndryshe, me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e dje e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti,

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva, transmeton Portalb.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button