Spasovski dhe Hanovec e vizituan QPT-në Gjevgjeli (VIDEO)

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe të Çekisë, Oliver Spasovski dhe Mihail Hanovec, sot e vizituan QPT Gjevgjeli dhe pjesëtarët e policisë  nga të dy vendet të cilat e mbrojnë  kufirin jugor të Maqedonisë.

Ministri i Maqedonisë Spasovski shprehu falënderim për pjesëmarrjen e policëve çek  në sigurimin e kufirit me Greqinë dhe theksoi se presim vendim të mençur të vendeve të BE-së sepse ne nuk jemi burimi i krizës së refugjatëve dhe nevojitet veprim i përbashkët për zgjidhje efikase.

“Problemi duhet të zgjidhet në vendet prej ku vijnë refugjatët sepse çdo vendim tjetër nuk është zgjidhje. Ne do të mund të pranojmë aq refugjatë aq sa do të mund të pranojnë vendet e rutës ballkanike dhe në atë pjesë do të bashkangjitemi deri te të gjitha konkluzionet e sjellura deri tani. Të obliguar jemi si vend  të sigurojmë trajtim human të nejrëzve të cilët kërkojnë mbrojtje nga ne dhe tranzit, por gjithashtu duhet të sigurojmë  stabilitet dhe siguri  për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe nga ajo në parim  nuk do të tërhiqemi në asnjë moment. Maqedonia ka bërë shumë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve dhe u falënderoj të gjithëve  që na ndihmuan, veçanërisht Republikës Çeke dhe Grupit të Vishegradit dhe shpresoj se ai bashkëpunim do të vazhdojë për të mirën e Maqedonisë dhe të gjitha shteteve”, deklaroi ministri Spasovski.

Ministri çek i Punëve të Brendshme, Mihail Hanovec potencon se ka ardhur në vendin tonë të bukur të falënderohet për ndihmën që Maqedonia  ia jep në ballafaqimin me krizën e refugjatëve. Hanovec ofroi  ende ndihmë nga vendet e Grupit të Vishegradit dhe u falënderua për fjalët e bukura të ministrit Spasovski.

“Me fjalë të tilla krijohen ura për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe zgjerimin e tyre. Ne kuptojmë se presioni i fluksit të refugjatëve  i cili kalon nëpër Maqedoni do të përforcohet dhe dua të potencoj se jemi të vetëdijshëm  për këtë dhe njëkohësisht të gatshëm ta ndërmarrim pjesën tonë të përgjegjësisë”, tha Hovanec.

Ai theksoi se për Çekinë është e rëndësishme të ndahen migrantët ekonomik nga të tjerët dhe u pajtua me ministrin Spasovski  se ajo duhet të bëhet  në përfaqësitë konsullore  të vendeve të tyre që në të kundërtën vështirë do të kontrollohet  fluksi i refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button