Kujdes: “Lajm-qepë”!

[Recension: PANIK: Në shitje portokollë të infektuara me gjak HIV pozitiv]

Teksti nuk është i vërtetë, shkakton panik te qytetarët, ndërsa shkaku kryesor për publikimin e tij është mbledhja e sa më shumë klikimeve. Njëkohësisht, bëhet fjalë për “informatë-qepë”, e cila është e vjetër më shumë se një vit, ndërsa në artikull as që bëhet përpjekje për ta demistifikuar gjithë “teorinë e konspiracionit”.

ПАНИКА Во продажба портокали заразени со ХИВ позитивна крв Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: PANIK: Në shitje portokollë të infektuara me gjak HIV pozitiv

Data dhe koha e publikimit: 14.02. 2016,19:43

Data e recensionit: 18.02.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E VJETËR DHE JO E SAKTË

“Në internet këto ditë u përhap një lajm shqetësues se Shërbimi doganor i Algjerisë ka zbuluar një sasi të madhe të portokajve, të importuara nga Libia, në të cilat është injektuar gjak HIV pozitiv.”

Теksti bazohet në informata të paverifikuara të cilat përsëri u paraqitën në internet, e të cilat janë të pavërteta. Bëhet fjalë për informatë të pasaktë, e cila për herë të parë u paraqit në muajin mars të vitit të kaluar (2015), ndërsa disa muaj mëvonë – në nëntor, me ndryshime të vogla të të dhënave përsëri u bë hit në rrjetet sociale. Pastaj kishte variacion të lajmit, banane të infektuara me virusin HIV.

Sipas (dez)informatave iniciale nga marsi i vitit të kaluar, shërbimet doganore algjeriane, gjoja, kanë zbuluar portokaj nga Libia të cilat kanë qenë të infektuara me virusin HIV. Teksti i ri, i cili u paraqit fundjavën e kaluar, shkon edhe më larg, duke theksuar se ndoshta bëhet fjalë për “edhe një strategji vrasëse e xhihadistëve në Libi”.

Edhe përkundër asaj se lajmi është vënë në kategorinë “bota”, megjithatë ai dërgon porosi shqetësuese edhe deri te qytetarët e Maqedonisë, njëkohësisht duke u dhënë “këshillë”:

“… edhe pse Maqedonia nuk importon portokaj nga vendet e përfshirë me luftë, megjithatë kontrolloni para se t’i konsumoni.”

Në këtë publikim aspak nuk transmetohet qëndrimi i epidemiologëve se virusi HIV nuk transmetohet nëpërmjet traktit digjestiv dhe se ky virus nuk mund të mbijetojë në kushte të jashtme.

Mënyra e këtillë e informimit është në kundërshtim me parimet Kodit të gazetarëve, më saktë me nenin 1:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Publikimi i informatave të pavërteta e dëmton besimin e lexuesve te media, i cili në kërkim të lexueshmërisë më të madhe, mund të ballafaqohet me humbjen e një pjese të publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button