Familjarët, delegacioni qeveritar dhe të huaj nderojnë Trajkovskin

Republika e Maqedonisë dhe Bosnja dhe Hercegovina sot shënuan 12 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, tek varrezat “alea e gjigantëve” në Butel.  Lule tek varri i Trajkovsit vendosën pjesëtarë të familjes së tij, delegacioni qeveritar si dhe më shumë delegacione të huaja.

Për përvjetorin e rastit tragjik, kurorë lulesh pranë varrit të ish presidentit, kanë vendosur edhe delegacioni i LSDM-së në krye me Aleksandar Kiracovski.

Prokuroria Publikë e Republikës së Maqedonisë në lidhje me hetimin për fatkeqësinë ku humbi jetën ish presidenti Trajkovski dhe bashkudhëtaret me të, sot ka informuar se deri në këtë moment nuk është i mbyllur rasti. Nga Prokuroria Publike njoftojnë se ka pengesë ligjore që të hetohen rrethanat e ngjarjes.

Nderimi i Trajkovskit po ashtu do të bëhet edhe në përmendoren në Rotmilje të Bosnjës dhe Hercegovinë.

Në vitin 2004 në aksident ajror në Mostar përveç presidentit Boris Trajkovski, ndërruan jetë edhe tetë antarë qeveritarë të cilët udhëtonin për një Konferencë Ndërkombëtarë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button