Seferi i Shkupit vazhdon të shënojë për fitore të reja

Skuadra e futbollit në sallë, Shkupi ka arritur që të shënojë fitoren e 11-të, në xhiron e 16-të të Super Ligës në Futsall në Maqedoni. Kësaj radhe viktimë e futbollistëve të Shkupit ishte skuadra e Velesit e cila ishte nikoqire e këtij dueli.  Edhe në këtë ndeshje nuk mbeti pa shënuar golashënuesi m i mirë i kampionatit, Erkan Seferi i cili shënoi dy gola, ndërsa tre të tjerë nga pesë që i shënoi Shkupi ishin vepër e Bejtulla Jakupit.

Ndeshja në një moment ishte shumë dramatike, kur vendasit pas disavatnazhit 1:3, barazuan në 3:3. Në pjesën e dytë Shkupi ishte shumë më e koncentruar dhe arriti që të shënojë edhe dy gola pa pranuar asnjë. Shkupi mbetet ekipi që po e përcjellë liderin e tabelës “Zhelezareci”, me 33 pikë të tubuara 10 më pak se lideri, skuadër kjo që të dielën luan kundër skuadrës shqiptare nga Kumanova,  Rojall Ilirët. Të dielën gjithashtu luajnë edhe skuadra tjetër nga Shkupi, Juventus Serava që për kundërshtare do të ketë ekipin “Crna Reka”. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button