SHGM: SHBA dhe EU të prononcohen nëse do të ketë reforma në media para zgjedhjeve!

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) e mirëpret përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si lehtësuese të marrëveshjes së Përzhinos dhe si garantuese të zbatimit të saj, për të vazhduar bisedimet me partitë politike për reformën në media, si një nga parakushtet e rëndësishme për zgjedhje fer dhe të besueshme.

KUMTESA E PLOTË:

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) e mirëpret përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si lehtësuese të marrëveshjes së Përzhinos dhe si garantuese të zbatimit të saj, për të vazhduar bisedimet me partitë politike për reformën në media, si një nga parakushtet e rëndësishme për zgjedhje fer dhe të besueshme.

 

ShGM poashtu mirëpret deklaratat e Euro-komisionerit Hahn dhe eurodeputetit Hovit që kërkojnë reformat në media te ndodhin para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

ShGM i konsideron si objektive vlerësimet e EU-së dhe SHBA-së për lininë e medias në Maqedoni dhe pret që Uashingtoni dhe Brukseli të vazhdojnë të insistojnë që qeveria maqedonase që të sigurojë kushte të favorshme për media të lira dhe profesionale.

Me keqardhje konstatojmë se përgjigjet e marra nga BE dhe SHBA në lidhje me shpekulimet në publik që bashkësia ndërkombëtare sakrifikoi reformat në media për shkak të shtyrjes së datës së zgjedhjeve kanë ngelur akoma të paqartësuara në tërrësi. Mbetet e papërgjigjur pyetja nëse do të ketë reforma në media deri më 5 qershor në mënyre që do mundësonte përmirësim të mbulimit të fushatës zgjedhore në media dhe sigurim të mbulimit të barabartë medial për të gjitha partitë.

Nuk ka dyshim se përgjegjësia më e madhe për mungesën e reformës në media bie mbi partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, megjithatë edhe EU edhe SHBA si garantuese të saj, kanë rol të rëndësishëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Gazetarët dhe mediat me formimin e Këshillit të Etikës, ku SHGM luajti rol kyç, demonstruan pjekuri për të marrë më shumë përgjegjësi për zbatimin e standardeve profesionale. Mirëpo, ne asnjëherë nuk kemi pasur iluzione se vetë-rregullimi mund të jep rezultatet e pritura nëse përgjegjësi nuk tregon edhe qeveria e cila duhet të ndalojë ndërhyrjen në punën e mediave. Vetë-rregullimi nuk mund t’a zgjidh dhunën ndaj gazetarëve, përgjimin e gazetarëve, blerjen e mediave me kampanja propagandistike të qeverisë dhe politizimin dhe partizimin e rregullatorit medial dhe servisit publik TVM-së. Për këtë duhen reforma serioze, të cilat do t’i çlirojnë mediat nga presionet politike dhe të biznesit.

SHGM do të vazhdojë të angazhohet për reforma sistematike dhe të qëndrueshme në media në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos. Ne do të përdorim të gjitha mjetet demokratike për të bindur nënshkruesit dhe garantuesit e marrëveshjes që të ketë ndryshime legjislative në media para mbajtjes së zgjedhjeve.

Për reformat për media të lira dhe profesionale SHGM kërkoi mbështetje nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve si dhe nga organizata tjera botërore dhe evropiane të shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirine e medias, siç janë Freedom House, Reporters Without Borders, SEEMO etj.

Për ngjarjet e fundit është e informuar edhe Përfaqësuesja e lartë plër lininë e medias në OBSE, Dunja Mijatoviç, ndërsa ditët në vazhdim do të dergojmë një letër deri te komesioneri Johanes Hahn, deri te të gjitha ambasadat e shteteve anëtare te BE-së në Shkup si edhe deri te Departament i Shtetit Amerikan, ku do të kërkojmë që marrëveshja e Përzhinos te zbatohet në tërrësi para zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button