Turqi, shitet kisha armene nga shekulli i 18-të

Kisha e vjetër dhe e braktisur 300 vjeçare armene në Turqi është vënë në shitje me çimim prej 1.5 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpallja për shitje në faqen e internetit të pronës së Sahibinden, tregon shtëpinë e rrënuar tre-katëshe në Bursa, në veriperëndim të Turqisë. Ndërtesa ndodhet në afërsi të varrit të perandorit të pestë osman Sulltan Mehmed I dhe varrit nga shekulli i 14, të këshilltarit dhe nipit të tij, Bajaziti I.

Tayfun Ozengirler, agjent i shitjes thotë se ndërtesa në lagjen Setbasi neë vitin 1986, ishte regjistruar si monument historik.

“Zona ku ndodhet kisha dikur ishte banuar nga armenët. Mund të ndjeheni historinë në çdo hap. Deri më tani kemi pasur një numër të interesuarish, por askush nuk ka ofruar ende një çmim të caktuar”, tha Ozengirler për Anadolu Agency (AA).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button