Irani sot në zgjedhje parlamentare

Qytetarët e Iranit iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e legjislaturës së 5-të të Parlamentit të Specialistëve dhe deputët e legjislaturës së 10-të të Parlamentit të Përgjithshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri fetar Ali Hamaney i cili i ka bërë thirrje popullit iranian për pjesëmarrje në zgedhje ka ushtruar sot të drejtën e votës në një qendër votimi në keyqytetin e vendit, Teheran.

Në këto zgjedhje të cilat janë të një rëndësie të veçantë për shoqërinë e këtij vendi, pritet të garjonë kanidatë të reformatorëve, konservatorëve dhe të moderuarve, pjesë e të cilëve është edhe Presidenti aktual Hasan Ruhani.

Në këto zgjedhje reformistët e kryesuar nga Muhammed Rıza Arif dhe përkrahësit e Presidentit Ruhani kanë dalë me koalicion të përbashkët të titulluar “Lidhja e Reformistëve dhe Përkrahësve të Qeverisë”. Sllogani i tyre është “Shpresë, Qetësi dhe Zhvillim në Ekonomi”. Ndërsa Konservatorët nën drejtimin e Haddad Adil në këto zgjedhje kanë dalë me slloganin ”Jetesë, Siguri dhe Përparim”.

Në vend janë regjistruar që të ushtrojnë të drejtën e votës 54 milionë e 915 zgjedhës. Në mbarë vendin janë hapur 120 mijë qendra votimi. Kutitë pritet të mbyllen në orën 18:00 sipas orës lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button