Mafia urbane, ndërtesat  gjigante në Çair po dëmtojnë banorët (FOTO)

Ndërtimet e objekteve banesore nuk kanë të ndalur në Komunën e Çairit. Mu përballë ndërtesës dhjetë katëshe në Serovë, e cila rezultoi të jetë pa leje dhe për këtë shkak rreth 4 muaj është pa energji elektrike, tani një ndërtesë tjetër dymbëdhjetë katëshe ndërtohet përballë saj.

Banorët e kësaj lagjeje janë të dëshpëruar, duke thënë që këto ndërtime po shkatërrojnë lagjet e tyre.

“Këto ndërtesa që po ndërtohen neve verës po na lënë pa ujë. Nuk e kam të qartë se si komuna mundet të jep leje për një ndërtesë të tillë kur e di që nuk ka kapacitet ta furnizoj me ujë. Verës nuk kishim fare shtypje të ujit shkaku i ndërtesave, u ankuam na thanë që përçuesit e ujit janë të dobët dhe me ndërtimet e reja nuk ka kapacitet të shpërndajë ujin”,tha A.A., banor.

Ndërtesa në Serovë
Ndërtesa në Serovë

Ata gjithashtu ankohen edhe për parkingun dhe makinat që bllokojnë rrugët.

“Rrugët janë shumë të ngushta, ndërtohen banesa të reja shumëkatëshe kurse nuk kanë parking. Sot secila familje pothuajse ka nga një makinë, tani kanë bllokuar gjithë rrugët. Kaos mbizotëron në këto lagje, secili punon e ndërton në kokë me vete. Nuk ka fare rregull, po të kishte, komuna nuk do lejonte një gjë të tillë”, tha R.A., banor.

Nga komuna e Çairit nuk përgjigjen thirrjeve të redaksisë Portalb, për të sqaruar çështjen e ndërtimeve pa leje, dhe kohë më parë udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm në këtë komunë, Xhengis Hani tha se nuk ishte në dijeni për ndërtesën 10 katëshe që nuk ka as fletëpronësi madje as rrymë.

Lagjja Serovë
Lagjja Serovë

Ndërkaq një arkitekt i cili deshi të jetë anonin sqaroi për Portalb gjendjen momentale në këtë komunë shqiptare të Shkupit.

“Shumë ndërtime me parregullsi kanë kaluar në komunë, kanë kaluar ndërtesa të cilat nuk kanë pasur të rregulluar hapësirat e parkingut e shumë të tjera. Gjithashtu ka rregullore se sa afër duhet të jenë ndërtesa nga ndërtesa, hapësira në mes duhet të jetë e caktuar, kurse në Çair nuk shikohet as largësia e as lartësia e ndërtesës. Gjithashtu kjo komunë nuk respekton zonat e gjelbra të cilat janë shkatërruar tërësisht. Faji nuk mund t’i hidhet askujt tjetër përveç komunës. Sepse Sektori për urbanizëm i miraton planet e më pas i dërgon ministrisë për nënshkrim”, thotë arkitekti.

Lagjja Serovë
Lagjja Serovë

Valbona Reka thotë se rritja e numrit të banorëve do të ishte për të lakmuar sikur proporcionalisht të zhvilloheshin edhe kushtet e jetesës në komunën tonë.

“Çairi pra është njëra prej komunave të Shkupit e cila ka një sipërfaqe prej 3km2 dhe një numër të  banorëve prej 70 000.  Kjo evidencë është sipas statistikave të kahmotshme dhe që unë jam shumë e sigurtë që ky numër gjatë viteve të fundit në mënyrë drastike është rritur.  Faktori kryesor i mbipopullimit të komunës është ndërtimi i pakontrolluar dhe i shfrenuar i ndërtesave banesore.  Rritja e numrit të banorëve do të ishte për të lakmuar sikur proporcionalisht të zhvilloheshin edhe kushtet e jetesës në komunën tonë por,  në fakt tek ne është duke ndodhur një disproporcion, një disbalans dhe unë këtë gjendje e kam quajtur ALARMANTE”, tha Reka.

Ajo shton se ndërtimi i pakontrollë i ndërtesave për banim ka vetëm një qëllim dhe interes e ky është ai i përfitimit personal.

“Ndërtimi i pakontrollë i ndërtesave për banim gjatë viteve të fundit , pra prej momentit kur kemi këtë qeveri, kryetarin Izet Mexhiti dhe ekipin e tij ka vetëm një qëllim dhe interes e ky është ai i përfitimit të tyre personal.  Ta analizojmë se cilat janë anët pozitive që kemi ne si shoqëri nga ndërtesat e shumta që u ndërtuan gjatë këtyre viteve.  Do të thoni kemi ca ndërtesa më të bukura dhe kemi tatimet nga këto ndërtime të cilat hyjnë në buxhetin e komunës dhe mandej harxhohen për investime të ndryshme në dobi të qytetarëve.  Po edhe sikur këto të qëndrojnë si të vërteta, e që unë dyshoj sepse e para-ndërtesat aspak nuk janë të bukura, moderne apo funksionale, dhe e dyta- unë nuk shoh apo më mirë ta them se komuna nuk na jep llogari se ku shkojnë këto tatime që paskan hyrë në buxhetin e komunës”, shtoi Reka.

“Pra, aspekti ku bëhet dëmi më i madh është ai social.  Lagjet e këtilla në gjithë botën janë dëshmuar si të tilla që në afat të gjatë krijojnë më tepër dëme se dobi në aspektin social.  Po, në fillim krijohet përshtypja se zgjidhet problemi banesor dhe të gjithë janë të lumtur, mirëpo rruga prej lagjes funksionale ku njerëzit mund të gëzojnë kualitet optimal të jetës e deri tek SHNDËRRIMI NË GETO është shumë e shkurtë”, vazhdoi më tej Reka.

LEXO MË SHUMË:

Çair, banorët para së gjithash kërkojnë të përmbushen premtimet

Çair, problemet zinxhirore të urbanizimit të keq (FOTO)

Shkup, lagjja shqiptare Serova në kaos urbanistik (FOTO)

I zihet fryma lagjes së mbipopulluar në komunën Çair, ende po ndërtohet!

Çair, vazhdon kaosi në komunikacion

Banorët e Çairit të shqetësuar nga paralajmërimet për reshje të rrëmbyeshme të shiut

Komuna Çair nuk mban premtimin, nuk vizatohen vijat e bardha për këmbësorët

Ndërtesa 10 katëshe në lagjen shqiptare të Shkupit, as energji elektirke e as legale!

Kaluan dy muaj, ndërtesa 10 katëshe në lagjen shqiptare të Shkupit, ende pa rrymë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button