Kapen në Kapshticë 500 kg kanabis, një i arrestuar

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar rreth 500 kg kanabis sativa, që u gjet i fshehur në një kamion që kishte si destinacion Turqinë.

Në pranga është vënë drejtuesi i kamionit, Eldi Zahiri, një 38-vjeçar nga Durrësi, transmeton TCh.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe.

Kanabisi ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe në rimorkio.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button