Audi mendon për prodhimin serik të Sport Quattro

Kompania gjermane Audi së fundmi ka prezantuar konceptin Sport Quattro në panairin e veturave në Frankfurt, dhe tani kanë filluar të rrjedhin thashetheme se ka filluar prodhimi serik i kësaj veture që pritet t’i prezantohet publikut gjatë vitit 2015.

Derisa koncepti posedon motorët twin-turbo me 4.0 litra V8 dhe atë elektrik që prodhojnë plot 700 KF, drejtori i zhvillimi të Audi, Ulrich Hackenberg, ka pranuar se është kundër prodhimit të versionit hibrid.

Në vend të kësaj ai është i interesuar në prodhimin serik të veturës standarde me 2.5 litra me pesë cilindra që prodhon 340 deri në 360 KF.

Lajme të ngjashme

Back to top button