Kryqomania

Aman bre njerëz. A vërtë mendoni se maqedonasit do bëhen të krishterë më të mëdhenjë e më të mirë nëse vendosin kryqa gjithkund nëpër qytet, a do bëhet besimi i tyre më i fuqishëm dhe dashuria për Zotin më e sinqertë ? Dhe, a mendoni vërtetë se Maqedonia do të bëhet më ortodokse nëse i diskriminon pjestarët e Islamit dhe të feve të tjera ?

Përpara disa vjetëve, kur ai farë Berviku masakroi njëqind të rinjë në Osllo, nëpër Evropë u përhap debati rreth asaj se sa shumë janë të rrezikshme idetë e mileut djathtist evropian. Disa e quanin vrasësin një “fundamentalist i krishterë” sepse qenka deklaruar si i krishterë, ndërkohë që të tjerët thoshin se ai, thjeshtë, është një i çmendur. Dhe, mbeti që Berviku paskësh qenë i çmendur. Por, mbeti pezull edhe dilemma – a thua ky vrasës i pa shpirtë do të ishte i çmendur nëse rastësisht do quhej Hamza ose Hasan.

Sikur atëherë, edhe sot mendoj që me shprehjen “fundamentalizmi i krishterë” nënkuptohen lëvizje në krishterizëm të cilat insistojnë në respektimin e përpiktë të Biblës si Fjalë e Zotit. E kam të njohur se grupe të caktuara në mesin e protestantëve në Evropë dhe në Amerikën Veriore, sikurse edhe disa kisha misionare në Amerikën Latine dhe në Afrikë, distancohen nga grupet tjera shoqërore dhe fetare. Poashtu e kam të njohur se lëvizje të atilla ekzistojnë edhe në katolicizëm dhe në ortodoksi.

Kuptohet, s’ka gjë të keqe në faktin se disa njerëz dëshirojnë të jetojnë sipas parimeve themelore Kuranore dhe Biblike, pa çka që dikush mund t’i quaj “fundamentalistë”. Problemi poaraqitet në çastin kur njerëzit të cilët e quajnë vehten “besimtarë të vërtetë dhe elitë e zgjedhur”, rëshqasin drejtë fanatizmit. Atëherë doemos të vehet shenjë barazie mes fanatikëve islamik e të krishterë sepse fanatizmi nuk ka të bën fare me asnjë fe.

Cfarë paraqesin kryqat nëpër Maqedoni

Nuk jam idhtar i numërimeve, qofshin ato të rrafshit etnik, racor apo fetar, sepse vehten e orientoj sipas principeve të barabarësisë, sipas principeve që thonë se askush nuk është më i barabartë se tjetri. Unë Maqedoninë e konceptoj si shtet laik dhe dëshiroj që ajo të mbetet e atillë. E në shtetet laike, feja është e ndarë nga shteti dhe politika, apo jo ?

Për bela, këtyre ditëve , opinionin tonë e shqetësoi vendimi politik i pushtetit lokal në komunën e Butelit për të ngritur një kryq gjigant. Me siguri nga dëshira për të mos ngecur kjo komunë pas Vodnos, Aerodromit dhe komunave të tjera të shenjuara me kryqa të mëdhenjë nëpër Shkup e gjetiu nëpër Maqedoni. Keni kujdes, vendimin e ka sjellur komuna në të cilën gadi gjysma e banorëve janë muslimanë. Natyrisht, edhe paratë për ngritjen e kryqit i ka siguruar komuna. Aferim bre kryqbartës. Cfarë tjetër t’ju thuash strukturave komunale të Butelit dhe pushtetit qendror që aq me indiferencë po i vështron zhvillimet e këtilla provokative të cilat fare lehtë mund të shkaktojnë trazira zinxhirore dhe t’a sjellin deri në pikën e vlimit situatën politike e cila edhe ashtu po konsiderohet si shumë e brishtë.

Po, po, jam i vetëdijshëm se rojtarët kujdestarë të maqedonizmit dhe të ortodoksisë , siç janë Todor Petrov dhe kompania e tij, do e nxjerrin atunë e tyre dhe do e përmendin vendosjen e shqiponjës në Cair. Por, unë s’ kuptoj se çfarë lidhje kanë një simbol kombëtar me një smbol fetar. Supozoj se nëse dikush dëshiron t’i barazojë gjërat sipas modelit”tante për kikirik”, karshi shiponjës do të duhej t’a vendosë luanthin(llavçeto). Jam i sigurtë se në një rast të këtillë gjakrat nuk do të nxeheshin aq fortë në opinion. Kështu siç po ndodhë, kazani i pakënaqësive po zien e po zien dhe në fund mund të n’a përvëlojë të gjithëve. Dhe, e tërë kjo për qejfin e një grushti njerëzish të paaftë të cilët, duke mos qenë të zotët të ballafaqohen me vështirësitë objektive të qytetarëve , po i shfrytëzojnë fenë dhe simbolet e sajë si monedha për të kthyer kusurin.

A do kundërpërgjegjemi me minare

Kësaj Maqedonie grindavece që brënda vehtes po bëhet copash e të cilën në vazhdimësi po tentojnë t’a mbajnë në suaza të normales negociatorë dhe lehtësues të huaj, këtij shteti të shashërdisur që po sjellë ligje për amnestimin e pedofilëve dhe të manipuluesve të zgjedhjeve, i mungonin vetëm edhe disa kryqa gjigandë. Ngadalë ngadalë, marrëzia po formësohet. Në sy të të gjithë neve, Shkupi tani e një kohë të gjatë është shndëruar në një oazë eksperimentale të politikanëvve të zhytur në kiçin e zanatit të tyre dhe të kipcave që kanë humbur rrugën në arqitekturë dhe në art. Tani, këta të gjithë bashkë, nga Shkupi do bëjnë Jerusalemin dhe Vatikanin, anipse aty nuk ka kryqa të mëdhenjë sikur në Shkup

Aman bre njerëz. A vërtë mendoni se maqedonasit do bëhen të krishterë më të mëdhenjë e më të mirë nëse vendosin kryqa gjithkund nëpër qytet, a do bëhet besimi i tyre më i fuqishëm dhe dashuria për Zotin më e sinqertë ? Dhe, a mendoni vërtetë se Maqedonia do të bëhet më ortodokse nëse i diskriminon pjestarët e Islamit dhe të feve të tjera

Jo, o njerëz. Në atë mënyrë vetëm po luani me ardhmërinë e shtetit dhe të fëmijëve të juaj, po e provokoni durimin e të tjerëve dhe po e forconi besimin e tyre. Me kryqat e mëdhenjë vetëm po e dëshmoni vogëlsinë e juaj, po krijoni për vehten një imazh të cilin nuk do kishit qejf t’a shikoni sepse do ju kaplonte trishtimi, po shndërroheni në fanatikë fetarë, ndërkohë që shumica nga ju as nuk dijnë të kryqohen ashtu si duhet.

Kthjelluni, o njerëz. Maqedonia është udhëkryq mes Oksidentit dhe Orientit, këtu kryqëzohen Islami dhe Krishterizmi, kultura lindore dhe ajo perëndimore. Vallë, këto mrekullira të Zotit dhe këto vlera dëshironi t’i shkatëroni për shkak të ideve të sëmura të dikujt ? Nuk e besoj se e dëshironi një gjë të këtillë. Nuk e besoj se kryqi i madh të cilin jeni teptisë me e ngritë në Butel, do ju bën të lumtur. Përkundrazi, ai mund t’ ju sjellë fatkeqësi.

Ndryshe, dëgjova fill pas vendimit të komunës së Butelit apo të dikujt tjetër që kishte vendosur të ngritë kryqin në Butel, se një grup biznesmenësh muslimanë kishin bërë marrëveshje që të ndërtojnë maje Lubotenit ose të Gazi Babës një minare të lartë sa tre herë kryqi i Butelit. “ O Allah i Plotfuqishëm, fuqia Yte është e pakufishme, e ne jemi aq të vegjël e të pafuqishëm. E prano besimin, lutjet dhe dashurinë tonë, mos e prano jomaturinë tonë…”, thashë në vehte.

A do i kundërvehet minareja kryqit ? Nuk kisha pasur dëshirë që të ndodhë një gjë e atillë sepse vendi i minaresë është ngjitur me xhaminë dhe shërben për të ftuar njerëzit në namaz e në lutje që i drejtohen vetëm Allahut dhe askujt tjetër. Por, edhe vendi i kryqave nuk është nëprë trotuare dhe rrethrotullime, vendi i tyre është mbi kisha dhe manastire.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button