Spekulimet nuk blejnë dot lexues

[Recension: “VMRO-DPMNE e gatshme për 1000 e 2000 denarë të blejë vota të shqiptarëve”]

Gazetarit, për të ngritur një dilemë në opinion, i duhen fakte. Titulli i tekstit që është objekt recensioni shkruan se VMRO-DPMNE është e gatshme të blej votat e shqiptarëve për 1000-2000 denarë dhe këtë e mbështet në disa komente të bëra nga aktivist të kësaj partie e që nuk mjaftojnë që lajmi të jetë i besueshëm.

Entire VMRO –DPMNE e gatshme për 1000 e 2000 denarë të blejë vota të shqiptarëve Iliria News AgencyLinku deri tek artikulli origjinal:  VMRO –DPMNE e gatshme për 1000 e 2000 denarë të blejë vota të shqiptarëve

Data dhe koha e publikimit:  07.02.2016

Data e recensionit: 22.02.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Prentendimet e tij serioze autori nuk i mbështet në ndonjë burim brenda partisë VMRO-DPMNE.

“Aktivistë të kësaj partie duke debatuar nëpër rrjetet sociale kanë shkruar se shqiptarët shesin lehtë votën, edhe ate për 500 denarë, siç ja kanë dhënë BDI.  “Përveç romëve, lehtë mund të blihen edhe shqiptarët. Dihet se si BDI ka blerë për 500 denarë vota, andaj pse ne të mos i ofrojmë 1.000 denarë. Por tja realizojmë edhe ndonjë punë. Kjo është përgjigja edhe për Zaevin, i cili po synon që të marrë vota tek shqiptarët”, shkruajnë vmro-istët”.

Autori lajmin e bazon këtë në koment, të cilin lexuesit nuk kanë mundësi ta verifikojnë nëse është i saktë apo jo. Autori edhe në titull është dashur të qartësojë se nuk është VMRO-DPMNE ajo që dëshiron të blejë votat e shqiptarëve por votuesit e kësaj partie. Sidoqoftë, këto akuza janë tepër të rënda për t’i publikuar vetëm mbi bazëm e komenteve në rrjetet sociale.

Manipulimi zgjedhor është vepër penale që dënohet me burg prej të paktën 3 vjet, dhe mediat duhet ë kenë kujdes kur të apostrofojnë persona ose parti për vepra të tilla, përveç nëse nuk posedojnë prova të qarta për ta dëshmuar të shkruarën ose atë t’ia atribuojnë një burimi relevant.

Përveç mangësive të lartpërmendura, me fjalët “Përveç romëve, lehtë mund të blihen edhe shqiptarët.” autori sugjeron nënçmim për një pjesë të popullsisë dhe etiketim të tyre si votues që blihen lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button