Shembet bregu i lumit Shkumbin në Tetovë

Sipas gjeologëve, erozioni i tokës është pasojë e vërshimeve me të cilat u ballafaqua rrethina e Tetovës më gusht të vitit të kaluar, transmeton Portalb.

Bregu i lumit Shkumbin nga pjesa e epërme e Tetovës, deri te lokaliteti Banjiçe vazhdimisht shembet dhe po e rrezikon edhe rrugën e asfaltuar. Shembja e dheut tashmë ka marrë një pjesë të trotuarit, ndërsa në disa pjesë kanë rënë edhe pjesë të mureve. Sipas gjeologëve, erozioni është si pasojë e vërshimeve të fundit në Tetovë.

“Mospastrimi i shtratit nga fundërrinat dhe pasojat tjera që i solli lumi, si dhe mosmarrja e masave gjatë kësaj periudhe pas vërshimeve, lënë pasoja të rënda. Nëse nuk pasojnë masa me kohë, mund të ndodhë që rruga e asfaltuar deri në Banjiçe në disa vende të çahet” thotë gjeologu Usein Bagashov.

Në këtë pjesë të Tetovës janë të ndërtuar shtëpi dhe objekte hotelerike të cilat janë nën rrezik. Pronarët thonë se nga autoritetet kompetente kanë kërkuar që të rregullohet kjo pjesë e shtratit, por ende nuk është ndërmarrë asgjë, transmeton Portalb.

“Tashmë 20 vite kujdesem jo vetëm për mirëmbajtjen e rrugës por edhe për zbukurimin e saj. Në vazhdimësi i shkuli bimët që e prishin ambientin. Megjithatë, unë s’mundem të bëjë asgjë për ta parandaluar erozionet”, ka theksuar 80 vjeçari Ismet Nebiu, entuziast i madh dhe i dashuruar në natyrën, i cili thotë se këtë që po e bën e ka amanet nga i ati.

Kjo rrugë është mjaftë e frekuentuar në Tetovë.

Nga Komuna disa herë kanë thënë se do të merren me pasojat e vërshimeve. Presin realizimin e planit aksionar për prevenimin nga vërshimet e reja të përgatitur nga ekspertë vendas dhe të huaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button