Gojëdhëna është e kundërta e lajmit

[Recension: Forca të shumta policore zbarkojnë në Llojan, banorët të shqetësuar]

Për çdo parregullësi ose problem ka një institucion kompetent drejt të cilit duhet të synojë gazetari për të adresuar informacionet zyrtare. Pavarësisht citimit të burimit, në tekstin që analizojmë, autori përsëri ka dështuar së konfirmuari arsyen e intervenimit të forcave policore në fshatin Llojan. Për të mos mjaftuar me keq, serinë e gafave brenda një lajmi e vazhdon marrja për bazë e gojëdhënave.

Forca të shumta policore zbarkojnë në Llojan screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Forca të shumta policore zbarkojnë në Llojan, banorët të shqetësuar
Data dhe koha e publikimit: 22.02.2016

Data e recensionit: 23.02.2016

Recensues: Adrian Kerimi

Gojëdhëna është një informacion i pakonfirmuar e që nivel pas niveli, transmeton diçka të ndodhur kohë më parë. Nga kjo kuptohet se gojëdhëna është e kundërta e lajmit. Ky i fundit duhet të jetë i saktë, i konfirmuar dhe i bazuar në disa burime të dorës së parë dhe të jetë aktual.

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” mëson se në fshatin Llojan janë shtuar forca të shumta
policore dhe forca speciale. Shkaku për ardhjen e tyre nuk dihet ende, por ne bazë te gojdhënave thonë se kanë ardhur për shkak të refugjatëve Sirian.

Njëra palë është vetëm njëra anë e medaljes, ndërsa thurja e lajmit vetëm me një palë dhe, më keq, vetëm me një të “anketuar”, jep mundësi që lexuesi të dyshojë në vërtetësinë e deklaratës dhe të “lajmit”. Dyshimet dhe hamendjet e lexuesit forcohen edhe më tepër kur një deklaratë e vetme, transmetohet si anonime. Ky veprim i gazetarit, zbeh ndikim e lajmit dhe nuk mjafton si bazë e fortë për lajm profesional.

“Jemi të shqetësuar shumë ne si banorë të këtij fshati, sepse duke e ditur politikën që ushtrojnë të
përzgjedhurit tanë ndaj atyre që ia dhanë besimin, nuk është edhe për t’jubesuar.Në vendet ku funksionin demokracia e mirëfilltë prezenca e ushtrisë e forcon besimin në Shtet, ndërsa vetëm tek ne çuditërisht ndodhë e kundërta
, thotë një qytetare i cili për shkaqe sigurie dëshiron të mbetet anonim.

Informacionet me karakter të tillë, duan një trajtim profesional dhe të përpiktë nga gazetari. Në raste të tilla, duhet një sfond i cili shpjegon se çfarë kanë kërkuar refugjatët sirian në fshatin Llojan dhe pse është dashur intervenimi policor. Për këtë të fundit, është etike dhe profesionale që gjithnjë të kërkohet qëndrim zyrtarë nga organet policore.

Çështje me interes të madh nga publiku kërkojnë verifikime para publikimit, sepse efketet e njoftimeve të pasakta mund të shkaktojnë edhe pasoja.

Kodi etik përcakton qartë kornizat mbi të cilat duhet trajtuar një temë gazetareske, respektivisht ndërtimi i një lajmi. Neni 1 i kodit, në pikat 2 dhe 3, thotë:

“Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet”.

“Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e kontributit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button