Titull që askund brenda tekstit nuk vërtetohet

[Recension: “Ali Ahmeti detyroi Nikolla Gruevskin të bëjë marrëveshje”]

Paanshmëri dhe raportim objektiv për ngjarjet me interes të përgjithshëm është leksioni i parë mbi gazetarinë profesionale. Njëanshmëria në tekstet gazetareske është vrastare e profesionalizmit.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Ali Ahmeti detyroi Nikolla Gruevskin të bëjë marrëveshje

Data dhe koha e publikimit: 24.02.2016

Data e recensionit: 25.02.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë nis me titull që askund brenda tij nuk vërtetohet. “Ali Ahmeti detyroi Nikolla Gruevskin të bëjë marrëveshje”, thotë titulli i cili nuk korrespondon me realitetin dhe me zhvillimet e fundit në vend, dhe kjo është shumë e qartë për të gjithë ata që ndoqën zhvillimet e 23 shkurtit. Ndryshimi i qëndrimit të partive për datën e zgjedhjeve erdhi si rezultat i vlerësimit të ndërkombëtarëve për mospasjen e kushteve të përshtatshme.

“Mes tjerash, Gruevski tha që para se të pranonte të votoi në Parlament, kishte marrë bindje të fuqishme edhe nga BDI- ja se më 5 qershor do të shkojnë në zgjedhje pa ose me LSDM-në. Me këtë pohim, Gruevski tregoi fuqinë politike të partisë së Ali Ahmetit, e cila siç duket ka pasur ndikim vendimtar që ta shtyje Gruevskin drejt një kompromisi.

Vlerësimi se “Gruevski tregoi fuqinë politike të partisë së Ali Ahmetit” është bindje personale dhe subjektive e gazetarit. Në këtë mënyrë ai ka tentuar që ta kamuflojë të vërtetën duke mëtuar të bëjë propagandë partiake dhe duke ia mveshur një “meritë” liderit të BDI-së. Kështu tekstin e ka bërë emocional, të një anshëm, jo objektiv dhe propagandues. Të gjitha këto në kundërshtim me normat profesionale.

Që të jetë teksti i paanshëm duhen fakte, asnjë gjykim apo vlerësim, sepse opinioni së pari do të dijë për informacionin dhe jo gjykimin e gazetarëve. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike dhe liderët partiak.

Detyrë e gazetarëve është raportimi objektiv.

Në Kodin etik të gazetarisë thuhet se: Ashtu si edhe çdo qytetarë, gazetari ka të drejtë për të pasur qëndrimet e tij politike, por gjatë ushtrimit të profesionit të tij ai duhet të qëndrojë objektiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button