Maqedoni, kryqi pret një trim

Një “trim” u duhet shqiptarëve të Shkupit njëjtë sikurse ishte Ismet Fetahu nga Gostivari, juristi që rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e njohur si “baby boom” i Gruevskit. Naser Zyberi, ekspert i drejtësisë, thotë se vendimi i Këshillit Komunal të Butelit për vendosjen e kryqit 55 metra në hyrje të territorit të komunës është antikushtetues dhe i njëjti mund të kontestohet në institucionet e shtetit, njofton KOHA.

Vendimi i Këshillit të Komunës së Butelit për vendosjen e kryqit 55 metra në hyrje të territorit të kësaj komune është në kundërshtim me normat ligjore të Maqedonisë. Mos respektimi i parimit të Badenterit është shkelje ligjore, të cilët gjatë votimit – këshilltarët shumicë në Butel të Shkupit nuk e kanë respektuar. Paralajmërimet për vendosjen e kryqit gjigand në këtë komunë ka ngjalluar reagime të shumta nga qytetarët dhe opinioni më i gjerë. Ngritja e këtij simboli fetar parashihet të ndërtohet në afërsi të kufirit mes territorit të Butelit dhe Çairit si komuna. Ndërkaq në atë rrethinë, pjesa dërmuese e banorëve që jetojë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre afariste janë shqiptarë të besimit islam. Megjithatë, ekspertët juridik thonë se, kryeqi në Butel është lehtë i kontestueshëm, nëse ndonjëri dorëzon iniciativë për kushtetueshmërinë e vendimit. Sipas ekspertit juridik, Naser Ziberi, këto vendime nuk përkojnë me ligjet dhe dispozitat kushtetuese të vendit tonë, me çka siç thekson ai, hapat e tillë na kthejnë mbrapa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button