Më shumë fjalë se sa lajm!

[Recension: “Kush dhe pse e fsheh rastin ‘Magjar Telekom’?”]

Mos konfirmimi i informacioneve për të cilat gazetari tenton të bind publikun se është pikërisht ashtu siç informon ai, mund të merret si shpifje. Pyetjet e parashtruara përveç që duhet pasur një adresë, duhet pasur edhe një përgjigje.  Pretendimet nuk janë përgjigje, aq me pak mendimet e gazetarit nuk mund asnjëherë të merren si fakte.

Kush dhe pse e fsheh rastin ‘Magjar Telekom’ screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kush dhe pse e fsheh rastin ‘Magjar Telekom’?”

Data dhe koha e publikimit: 18.02.2016

Data e recensionit: 19.02.2016

Recensues: Adrian Kerimi

Kush dhe pse e fsheh rastin ‘Magjar Telekom’, do të duhej të ishte lajm bombastik me një përgjigje ekskluzive dhe një investigim i thellë.

Geshkovska dhe Zvrlevski nuk i’a japin Prokurorisë Speciale, Katica Janevës’ lëndët “Magjar Telekom”, lëndën kundër Zoran Verushevskit për posedim të paligjshëm të armëve dhe lëndën kundër djalit të tij për prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve, për të vërtetuar nëse ata kanë kompetenca mbi to, transmeton Telegrafi.

Gazetari është i obliguar të përpiqet të sigurojë përgjigjen për lexuesin. Këtu vjen në shprehje rëndësia e informimit të balancuar dhe qëndrimet zyrtare nga të dy palët, Prokuroria Publike Dhe Prokuroria Speciale.

Mbi ç’baza është vendimi i Prokurorisë, kur ligji për Prokurorinë Speciale qartë është theksuar për pavarësi të ekipit të Janevës, se ajo ka vendosur për cilin rast është kompetente dhe ajo çka do t’i që ti kërkojë qeverisë dhe autoriteteve gjyqësore, duhet t’i jepet.

Pse dhe kush ka frikë nga rasti “Magjar Telekom”?

Në tekst përmenden ekspertë dhe konkluza të tyre, por citate askund nuk ka. Kjo e bën lexuesin konfuz dhe kurioz për të pyetur se kush mund të jenë ekspertët në fjalë të cilët mund të japin qëndrime të tilla. Parafrazimet në këtë rast nuk mjaftojnë për të arritur bindjen.

Ekspertët thonë se tani, Geshkovska dhe Zvërlevski ‘blejnë kohë’ ku në deklaratë bëhet thirrje Këshillit të prokurorëve publik, pasi që Këshilli nuk është organ procedural dhe jo pjesëmarrës në procedurë.

Paragrafi në vijim nuk ka kuptim! Autori është munduar të hedhë topin në atë drejtim që, pavarësisht se munde të ekzistojnë biseda të përgjuara, ka shanse që rasti mos të procedohet. Këtë nuk ka të drejtë ta bëj gazetari!

Të gjitha bisedat e përgjuara nuk u bënë publike dhe prokuroria nuk mund ta dijë nëse rasti “Magjar Telekom” është i lidhur ose jo me bisedat e përgjuara. Vetëm PSP mund të gjykojë, vetëm në bazë të materialeve që ka, nëse duhet që të kërkohet një lëndë e veçantë dhe cila lëndë është në kompetencat e tyre.

Është e arsyeshme të hapet kjo çështje, por në këtë rast, autori është i obliguar të kërkojë qëndrim nga LSDM-ja si poseduese e këtyre materialeve dhe në rast se nga partia e lartpërmendur nuk mund të siguronte informacion për shkak se materialet janë pjesë e hetimeve, atëherë nga Prokuroria Speciale është i obliguar të kërkojë qëndrim zyrtarë. Asnjëherë nga këto nuk e ka bërë autori i tekstit që analizojmë.

Rastet e tilla me interes të madh publik, determinojnë gazetarin se sa profesionist është. Pa diskutim se ka interes publik dhe prandaj dhe lajmet e tilla do të ndiqen shumë, por pa hetim dhe hulumtim të mirë, gjithçka mund të mbesë vetëm retorikë pa fakte. Në ratet e tilla, të akusave serioze vetëm faktet gjunjëzojnë të gjithë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button