Me idenë për të kritikuar, harrohen faktet

[Recension: “Molla Sula e quan Gruevskin diktator pasi e “bllagosllovi””]

Dëshira për të kritikuar, gjojase si pjesë e profesionit, shpesh bën që gazetari të bie pre e gafave profesionale, duke bërë kritika vend e pa vend. Ndodh që, si në rastin konkret, autori të bëjë kritika me vend, por të mos i trajtojë në mënyrën e duhur.

Shqipmedia - Molla Sula e quan Gruevskin diktator pasi e bllagosllovi 1Linku deri te artikulli origjinal: “Molla Sula e quan Gruevskin diktator pasi e “bllagosllovi”

Data e publikimit:  18.02.2016

Data e recensionit: 19.02.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Problemi i këtij teksti kryesisht qëndron në titull: “Molla Sula e quan Gruevskin diktator pasi e “bllagosllovi””. Fjala “bllagosllovi” që fare mirë mund të qëndronte në shqip “bekoi” jo pa qëllim është përdorur në maqedonisht. Kjo sugjeron nënçmim për Sulejman Rexhepin. Autori dëshiron t’i kujtojë lexuesit se në të kaluarën Sulejman Rushiti ka bekuar (që në mënyrë indirekte nënkupton mbështetje)  Gruevskin, kurse tani ka dalë me një qëndrim të ndryshëm  dhe e konsideron atë diktator.

Kryetari i BFI-së në Maqedoni, Sulejman Rexhepi thotë se muslimanët e Ballkanit të cilët luftojnë në Siri paraqesin rrezik. Ai e cilëson ish-kryeministrin Gruevski si një diktator, transmeton Telegrafi.

Teksti në brendësi përshkruan një intervistë të Rexhepit me një gazetar të “BIRN” por nuk e sqaron titullin. Madje një lexues që nuk i ka ndjekur në vazhdimsi aktivitetet e Rexhepit assesi nuk mund ta kuptojë pse në titull qëndron fjala “bllagosllovi”, çfarë kuptimi ka dhe pse nuk është sqaruar në tekst.
Gazetari me të drejtë mund të merrej me qëndrimin e ndryshuar të Kryetarit të BDI-së. Kjo gjë përbën interes publik. Por një gjë e tillë do të duhej të argum,entohej dhe pyetur se pse ka ndodhur një gjë e tillë.
Teksti siç është shlruar merret si tendencioz pa nevojë.

Në tekst nuk ka detaje për atë qy sugjeron titulli.

Më tutje, Rexhepi i thotë rrejtit ‘BIRN’ se nuk mund të garantoj që nuk ka kriminelë dhe terroristë në mes të muslimanve, por religjioni në vete nuk mund të identifikohet me realitetet e individëve që vetëm formalisht i takojnë.

Ky është pragrafi që tregon më qartë se lidhja mes titullit dhe tekstit është shumë e pakuptimtë.

Problematike është edhe fotogrfia. Duke i vënë “x” fotos së kreut të BDI-së, merret një qëndrim nga ana e portalit dhe kjo nuk është profesionale. Qoftë me fjalë ose me foto gazetarët duhet të mbajnë distancë nga lajmi. Kështu duket qartë prirja negative që ka teksti.
Kritika duhet të jetë prezente për çdo institucion, qoftë kjo edhe BFI, por e gjitha duhet bërë e mirë argumentuar, me fakte dhe citime, në të kundërt do të lexohet njëanëshmëria.

Kjo nuk është hera e parë që kjo medie (shqipmedia.com) ka përdorur po të njëjtin konotacion ironizues, po të njëjtën fjalë “bllagosllovi” për po të njëjtin person Sulejman Rexhepin. Megjithëse shkrimi origjinal është hequr, këtu mund të lexoni recensionin për artikullin me titull “A e “bllagosllovi” Reisi në iftarin luksoz Lëvizjen Besa?”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button