Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë me vranësira mesatare, ndërkaq pritet të ketë edhe kushte për reshje të shiut, njofton Portalb.

Temperaturat gjatë paradites do të sillen prej 0 deri më 3 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri më 13 gradë celsius. Në vendet malore temperatura minimale do të arrijë deri m ë-2 gradë celsius, ndërkaq ajo maksimalja nuk do të kalojë mbi 9 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me kushte për reshje relative të shiut. Temperaturat do të sillen nga 0 deri më 2 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gatë ditës nuk do të kalojnë mbi 12 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button