Komandantët e pasaktësive

[Recension: Komandantët e ”Rebeluar”]

Relevanca e burimeve të informacionit që plason gazetari është matësi më i mirë i kualitetit të produktit gazetaresk. Informacioni i bazuar në më së paku dy burime, gjithëpërfshirës dhe i balancuar është shembull i mirë se si do të duhet të duket një tekst i mirëfilltë lajmi.

Është problematik fakti që, shpesh, për portalet nuk është me rëndësi rritja e besueshmërisë, që do të vinte pas plasimit të produkteve kualitative me fakte të verifikuara në burime relevante, por tërheqja e klikimeve. Kjo e fundit jo gjithnjë garanton besueshmëri.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Komandantët e ”Rebeluar”

Data dhe koha e publikimit: 11.02.2016

Data e recensionit: 18.02.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë, si burim të produktit gazetaresk ka një letër anonime që është dërguar në adresë të saj. Në tekst përmenden disa komandantë dhe veprimtaria e tyre e dyshimtë, por për asnjë moment autori nuk mundohet të verifikojë informacionet që i bartë letra. Kështu duke u munduar të krijojë opinion publik nga një burim jorelevant, teksti që nga përmbajtja shihet që më shumë ka për qëllim degradimin sesa vërtetimin e një hipoteze.

“Edhe puna e këtyre Komandantave si puna e Qufes, Likes, Dearit e Ostrenit nuk është aq e sinqerte sa shprehet ne opinion. Komandantet e vertete u vrane gjate kohes kur keta komandate “qellim mire” ishin ne pushtet dhe nuk nxorren zerin e tyre dhe ishin te degjueshmit e nenes parti (BDI dhe Alise)”.

Teksti tenton të zbulojë anët negative të disa figurave publike, por është larg arritjes së asaj që pretendon për shkak se nuk paraqet asnjë argument të vetëm për të dëshmuar atë që e shkruan.

Qasja e këtillë për të shkruar lajm shuan besueshmërinë e opinionit edhe pse mund të tërheq interes për momentin. Kjo për faktin se opinioni do të lexojë lajme të bazuara në fakte dhe burime relevante dhe në asnjë mënyrë mendime që vijnë nga autorë anonim të bazuara në “muhabete bosh”. Vetëm një lajm i bazuar në burime relevante asnjëherë s’mund të jetë bosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button