Vetëm njëra palë, nuk është i gjithë lajmi!

[Recension: PDSH: BDI rikthen albanofobin si drejtor të shkollës së mesme në Shkup]

Njëanshmëria e gazetarit është kancer për gazetarinë. Parimi bazë i këtij profesioni është informimi i balancuar. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një artikull të njëanshëm, në të cilin autori ka vendosur të bëj lajm duke inkuadruar në të vetëm akuzat e njërës palë.

Këshilltarët e PDSH-së në Qytetin e Shkupit rikthimin e Lupço Celevskit në detyrën e drejtorit të Shkollës së Mesme të Kimisë, “Marija Kiri Skllodoska” në Shkup e cilësojnë si dëshmi për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve nëpër Institucione.

PDSH BDI rikthen albanofobin si drejtor screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “PDSH: BDI rikthen albanofobin si drejtor të shkollës së mesme në Shkup”

Data dhe koha e publikimit: 13.02.2016

Data e recensionit: 14.02.2016

Recensues: Adrian Kerimi

Pavarësisht se në këtë qëndrim të Këshilltarëve të PDSH-së në Qytetin e Shkupit, akuzohet BDI për veprim anti-shqiptar, autori edhe në këtë rast nuk ka kërkuar qëndrimin e palës së akuzuar. Ky veprim i gazetarit, vetëm sa forcon njëanshmërinë e tij.

“Riemërimi i këtij albanofobi, edhe një herë dëshmon për gjendjen reale antishqiptare, të favorizuar dhe të votuar me dy duar nga BDI-ja. Shqipfolësit në pushtet tregohen të pafuqishëm kur kemi të bëjmë me situata triviale të largimit të një drejtori i cili përbuzë, keqtrajton dhe shkel çdo normë edukative, arsimore dhe ligjore”, deklaruan Këshilltarët e PDSH-së në qytetin e Shkupit.

Gazetari është i obliguar të hulumtojë se me çfarë baze drejtori Celeski është kthyer në punë, pasi kjo përveç që do të zbardhte çdo dilemë, do t’i jepte edhe lexuesit informacion më të detajuar rreth rastit. Edhe pse shqetësimi mund të jetë i drejtë, pa pasur fakte dhe përfshirje të të gjitha palëve, teksti nuk mund të gjejë dritën e botimit.

Kodi etik i gazetarëve përcakton qartë çështjen e informimit të balancuar. “Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës”, thuhet në Nenin 1, paragrafi 5 i Kodit Etik.

Celeski ishte shkarkuar me kërkesë të kryetarit të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi. Celeski përveç që shkollën e kishte shndërruar në një “pashallëk”, ai nuk kishte krijuar kushte për nxënësit shqiptarë, të cilët janë në numër të madh në këtë shkollë të mesme të Shkupit. 

Sfondi do të rrumbullaksonte dhe kompletonte lajmin duke e bërë që në të, të ishin përfshirë të gjitha elementet e një lajmi profesional. Me rëndësi është që gazetari të informojë publikun se arsyeja e largimit të drejtorit Celeski nga vendi i punës, ishte për shkak të sjelljes së tij jo korrekte ndaj mediave posaçërisht atyre në gjuhën shqipe, si dhe personelit dhe kuadrit shqip në shkollën e mesme “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup.
I pa plotë lajmi duket vetëm i njëanshëm ndërkohë që mund të ishte një tekst me argumente të plota.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button