NATO patrullon Egjeun, luftë kontrabanditësve të klandestinëve

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të patrullojnë me anijet e tyre Detin Egje, me qëllim që të ndihmojnë Greqinë dhe Turqinë në luftën e tyre kundër kontabandistëve dhe rrjeteve kriminale që trafikojnë emigrantët në Europë. Kreu i aleancës Jens Stoltenberg shpjegoi :

“Ne jemi bërë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të prerë linjat e trafikut të paligjshëm dhe emigracionit të paligjshëm në Detin Egje. Kjo krizë na prek të gjithëve dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje, është përgjesi e të gjithëve”, u shpreh Stoldenberg.

Pas bisedimeve natën vonë në Bruksel, të dërguarit e NATO vendosën që anijet e patrullimit të cilat janë dërguar që në fillim të shkurtit të bashkëpunojnë me rojet bregdetare turke dhe greke si dhe me agjencinë

kufitare të Bashkimit Evropian Frontex për të shpëtuar refugjatët në det dhe kthimin e tyre në Turqi.

Marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Turqisë kanë qenë tradicionalisht të tensionuara. Që pas arritjes së marrëveshjes në 11 shkurt nga Ministrat e Mbrojtjes të NATO, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë ka akuzuar Turqinë se po përpiqet të minojë marrëveshjen. Për të shmangur të gjitha keqkuptimet, Stoltenberg tha se anijet e NATO-s do të mund të lundrojnë në ujërat territoriale të Greqisë dhe Turqisë. Gjermania shpreson se ndryshe nga misioni i BE-së në brigjet italiane, NATO do të kthehjë emigrantët në Turqi edhe nëse ata kapen në ujërat greke, si një mënyrë për të frenuar fluskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button