Afër 80 punësime të reja në Spitalin Klinik të Tetovës

Në spitalin Klinik të Tetovës, po rrumbullakoset faza përfundimtare pas përfundimit të konkursit për të punësuarit e rinj.

Gjithsejtë në Spitalin e Tetovës pritet të punësohen afër 80 persona për të cilët kanë qenë të hapur dy konkurse për pranim. 

Pasi ka përfunduar konkursi për 30 vende pune në spital, tani janë duke u shqyrtuar dokumentacionet për konkursin prej 49 vetave cili është mbyll. Drejtori Besimi, thotë se presim postën, sepse ka që kanë konkuruar edhe me postë dhe keto ditë do të bëhet vlerësim i dokumentacionit dhe më pas do të kryhet testimi.

Drejtori i spitalit Florin Besimi, sqaron se në konkursin ku ishin paraparë të punësohen 30 veta, shpallur më datë 8 janar  2013, nga 22 punësime për Teknik medicinal janë punësuar, 11 maqedonas dhe 11 shqiptarë, por kjo nuk është e gjitha.  “Ky konkurs ka qene për 30 punësime të reja. Ka pasur profile të ndryshme, ka pas 22 teknik , dy laborant, tre ndihmës motra, një teknik fizioterapeud, një teknik radiolog dhe një mjek specialist i biokimisë klinike”, thotë drejtori Florin Besimi.

Sipas tij, këto numra nuk janë përfundimtare. “Është konkursi tjetër ku kemi 49 punësime dhe jam i bindur se ky numër do te ndryshoje dhe vetëm atëherë do te dihet numri i sekt i të punësuarve, ku për bazë do të merret përfaqësimi i drejtë në bazë të përqindjes së popullatës”, thotë ai.

“Nga viti 2009, Spitali Klinik i Tetovës ka punësuar 39 mjek, prej te cilëve 27 janë shqiptare, 12 maqedonas. Jam i bindur se edhe më konkurset e fundit për punësim do të respektojmë përqindjen e popullatës”, thotë Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button