Georgievski: Shqiptarët po na mbrojnë shtetin nga Car Dushani, ne heshtim!

Kryetari i partisë VMRO Popullore dhe ish kryeministër i Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit 2001, Lupço Georgievski ka thënë gjatë debatit “Ruga drejt…” në Alsat-M, se përmendorja e Car Dushanit është e dëmshme për Maqedoninë dhe për maqedonasit, ndërsa shqiptarët me vetë faktin që duan ta rrënojnë atë po e mbrojnë shtetin, kurse vetë ne maqedonasit heshtim për këtë çështje.

“Shqiptarët po na mbrojnë shtetin nga Car Dushani, kurse ne heshtim. Në 5 vitet e fundit, na mbytën në mbrojtjen e identitetit maqedonas. Për çfarë shteti maqedonas flasim të pavarur kur në qendër të Shkupit na e kanë pru Car Dushanin, i cili ka qenë shumë i ashpër ndaj maqedonasve. Car Dushani nuk e ka njohur kombin maqedonas”, tha mes tjerash, Georgievski.

Nga ana tjetër kryetari i Aleancës për Maqedoni Pozitive, Lupço Zikov ka thënë se në Maqedoni është një fenomen i çuditshëm kur njerëzit kënaqen nëse Serbia anëtarësohet në BE para Maqedonisë, kurse se çajnë kokën për shtetin e tyre.

“Plotë maqedonas presin që Serbia të përparoj në rrugën drejt BE-së e pastaj të marrin pasaporta serbe, ngjashëm siç kanë marr edhe pasaporta të Bullgarisë”, tha Zikov, duke shtuar se sa i përket vendosjes së përmendores së Car Dushanit, partitë politike mendojnë në mënyrë afatshkurtre dhe për qëllime të rritjes së rejtingut, kurse dëmi që shkaktohet është shumë i madh.

Dy kryetarët e partive kanë folur edhe për zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare, duke shtuar se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme edhe pse nuk janë që ato ta mbahen së bashku me ato presidencial.

Georgievski dhe Zikov kanë kërkuar që të ndryshojë sistemi zgjedhor në Maqedoni dhe të ekzistojë vetëm një njësi zgjedhore, pasi modeli aktual nuk është efikas.

Lajme të ngjashme

Back to top button