Ronaldo vendos për të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo ka insistuar se është i lumtur te Real Madridi dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi spanjoll.

Ylli portugez është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, me Paris Saint-Germainin që shihet si destinacion i mundshëm për tre herë fituesin e Topit të Artë.

Përkundër kritikave për formën e tij këtë sezon, Ronaldo ka thënë se vazhdon të jetë i rëndësishëm në klubin e tij.

“Real Madridi është klub me shumë presion, si nga jashtë ashtu edhe brenda, por unë kam qenë këtu për shumë vjet dhe jam mësuar me këtë gjë”, ka thënë Mahou.

“Madhështia e klubit do të thotë se njerëzit na shikojnë më ndryshe se të tjerët. Sidoqoftë, në nivelin personal gjërat janë pozitive dhe unë jam shumë i lumtur në këtë klub”.

“E ndjej përkrahjen e fansave. Kur ata këndojnë emrin tim, unë jam shumë krenar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button