F.R. BESA – Kumanovë: Edhe sa herë do të manipulojë BDI-ja me kufirin Llojan – Miratoc?

Forumi Rinor të Lëvizjes BESA – Kumanovë organizoi aksioni simbolik në Llojan, lidhur me premtimet e parealizuara të BDI-së për kufirin Llojan – Miratoc. Sipas tyre, hapja e kufirit Llojan – Miratoc vazhdon të mbetet si premtim bosh i patericës së VMRO – DPMNE të quajtur BDI.

“BDI, nëpër të gjitha fushatat zgjedhore premtoi se do ta hapë kufirin Llojan – Miratoc. Përmes këtij aksioni, të realizuar nga Rinia e BESËS – Kumanovë, risjellim në vëmendje se çdo premtim i deritanishëm i BDI-së ka qenë dhe mbetet vetëm mashtrim. Banorët e Llojanit dhe Miratocit, ndonëse janë vetëm 1.5 km larg njëri-tjetrit, në mungesë të vendkalimit duhet të sillen rrotull dhe të bëjnë 20 km rrugë.” tha Arburim Mustafa.

lllojan miratoc

Sipas tij, kanë kaluar 2 vite prej se duhej të hapej kjo pikë kufitare, por që nga atëherë e deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

“Të njëjta mbetën vetëm premtimet boshe të BDI-së, e cila në çdo fushatë parazgjedhore orvatet t’i mashtrojë banorët e kësaj ane me premtime të cilat kurrë nuk u realizuan. Përmes këtij aksioni simbolik ne e pyesim BDI-në se kur do ta pres shiritin për këtë projekt të parealizuar, siç mbetën edhe shumë projekte të parealizuara të tjera.” tha Arburim Mustafa.

F.R. BESA – Kumanovë
F.R. BESA – Kumanovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button