LR-PDSH me akuza ndaj Spitalit të Tetovës, Spitali i mohon të njëjtat

“Spitali i Tetovës kthen nga buxheti i vitit të kaluar mbi 450.000 euro (27 milion denarë), përderisa njëkohësisht privon pacientët dhe personelin mjekësor nga nevojat bazike”, akuzojnë nga Lëvizja për Reforma në PDSH.

Për Portalb kanë reaguar nga Spitali duke i hedhur poshtë akuzat e LR-PDSH-së.

“Akuzat e LR-PDSH-së drejtuar dëshmojnë një të vërtetë të pamohuar dhe fatmirësisht për të nxjerrë në shesh një të vërtetë se të gjitha shërbimet shëndetësore që ju i përmendni, vitet e fundit u ofrohen pacientëve, shërbime këto mjekësore që para disa viteve kemi mundur vetëm ti ëndërrojmë”, reagojnë për Portalb nga Spitali Klinik i Tetovës.

LR – PDSH e akuzon Spitalin Klinik të Tetovës për:

  1. Antibiotikët, anestetikët, penjtë kirurgjik,
  2. Ngrohje joadekuate ne shumë reparte te ndryshme, siç janë pediatria etj, si pasojë e së cilës vjen shpesh në sulme të ndryshme ndaj personelit mjekësor nga ana e pacientëve duke i konsideruar ata gabimisht si fajtor për gjendjen e mjerë në të cilën është spitali i Tetovës.
  3. I privon nga drejta themelore mbi 150.000 gra te rajonit te pollogut, për te bere screeningun e hershem për diagnostiken e kancerit te gjirit duke lënë jashtë funksionit mamografine dhe Ekografinë e gjirit.
  4. Si pasoje e keqmenaxhimit mbetet jashtë përdorimit njëra nder diagnostikat me te shtrenjta dhe shume te rëndësishme siç është Rezonanca Magnetike.
  5. Privon nga shërbimet onkologjike gjithë popullatën e Maqedonisë Veri-Perëndimore si qendër referente qe është edhe pse për te saten here ka promovuar dhe ripromovuar hapjen e këtij reparti.
  6. Kardiologjia intervente gjithashtu është jashtë funksionit, si pasoje e mungesës se mjeteve elementare për pune, për te cilat ne emisionet televizive drejtori ankohet se janë dëmtuar gjate vërshimeve (edhe pse ky repart gjendet ne katin e dyte dhe nuk ka qene I prekur nga vërshimet).

Nga udhëheqësia e Spitalit të Tetovës, për Portalb, thonë se autorët e akuzave në fjalë kanë harruar se jo-rrallë herë ka ndodhur që ato vetë të interesohen për gjendjen shëndetësore të më të afërmve të tyre që në këtë Spital u janë ofruar me sukses shërbimet mjekësore lëndë e akuzave të tyre në fjalë.

“Kujtoj që është mirë se të njëjtit duhet të bëjnë një krahasim se në kohën kur ato ishin në pushtet ç bënë për Spitalin Klinik të Tetovës, kur publikisht dihet se sot Spitali Klinik I Tetovës disponon me aparaturë më të sofistikuar medicinale. Për hir të së vërtetës sot edhe ditë më parë janë ofruar mbi 12 shërbime intervente në Kardiologjinë invazive. Në veçanti potencojmë se Spitali Klinik i Tetovës në vitet e fundit në fushëveprimin e vetë asnjëherë nuk ka lejuar të ven në funksion politikën, të vetëdijshme dhe thellësisht të bindur se e njëjta është e kapshme për natyrën e veprimtarisë mjekësore, andaj publikisht ju apelojmë që kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve mos orvateni të dezinformoni opinionin për motive partiake gjë që mund të ndikoj negativisht edhe në raportet ndërkolegiale të mjekëve”, shtojnë nga Spitali Klinik i Tetovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button