Hitleri planifikonte bombardimin e SHBA-ve

60 vjet përpara se Al-Kaeda të realizonte sulmin e saj famëkeq që solli rrëzimin e Kullave Binjake në Nju Jork dhe goditjen e Pentagonit në Uashingon në 11 Shtator 2001, Adolf Hitleri planifikonte të njëjtin sulm djallëzor. 

Prova historike, të publikuara nga “Daily Mail”provojnë se “Fyhreri” dhe Bin Ladeni, në thelb nuk kanë ndonjë ndryshim të madh midis njëri-tjetrit, te pakten ne logjiken e perdorur kunder “armikut te perbashket”.

I impenjuar me planin e tij për pushtimin e botës, Hitleri i kërkoi specialistëve të tij që të nisnin një program, i cili synonte të terrorizonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi ishte i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ishte ajo e përzgjedhjes dhe stërvitjes së njerëzve të përshtatshëm, të gatshëm për të realizuar sulmin vetvrasës mbi Manhatan, ndërsa etapa e dytë, do të fokusohej në gjetjen e mënyrës se si mund të përforcohej forca goditëse.

Për këtë arsye, Hitleri i kishte kërkuar qëllimisht ekspertëve të tij, pak muaj përpara nisjes së Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939 që të ndërtonin eksplozivimin më të fuqishëm të njohur prej tyre dhe të gjenin mënyrat se si ai mund të vendosej në avionë.

Ndërsa Hitleri dhe Bin Laden menduan të dy në përdorimin e avionëve civilë, për Fyhrerin kjo nuk mbetej alternative e parapëlqyer, pasi qëllimi i tij fillestar ishte të inkuadronte këtë operacion në një mision të mirëfilltë ushtarak.

Vite pasi Fyhreri planifikoi të shkatërronte Manhatanin me avionë të mbushur me eksplozivë për të amplifikuar forcën shpërthyese, taktika e tij e çmendur u përvetësua prej japonezëve, që drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore nisën një program të gjerë të sulmeve kamikaze, gjatë të cilëve pilotët drejtonin avionët e tyre të ngarkuar me karburant dhe bomba drejt luftanijeve amerikane, taktikë kjo që ngjalli terror, por që nuk pati ndonjë rezultat të efektshëm afatgjatë dhe aq më pak ndikoi në ndryshimin e fatit të luftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button