OVL e UÇK-së: Nesër shmangni çdo përplasje të mundshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një komunikate për media kanë bërë një thirrje për ditën e nesërme kur pritet të votohet presidenti i ri i vendit.

Veteranët e luftës kanë bërë kërkesë që në këtë situatë të tensionuar kur janë thirrur dy manifestime në sheshe, njëri manifestim proteste e tjetri feste të shmanget çfarëdo përplasje dhe dy taborret të tregojnë kujdes.

Ja reagimi i plotë i OVL-UÇK-së:

Duke pasur parasysh situatën e tensionuar politike në Kosovë tash e gjashtë muaj, për shkak të mos vullnetit të liderëve politik që të dialogojnë për t’i zgjidhur problemet politike, situatë e cila mund të përshkallëzohet nesër, ditë e premte, kur Kuvendi i Kosovës do ta ketë në rend të ditës zgjedhjen e Presidentit.

Nisur nga fakti se njëkohësisht janë ftuar dy manifestime, njëri manifestim proteste dhe tjetri manifestim për festë, në të njëjtën kohë dhe të njëjtin vend, druajmë nga një përplasje qytetare e cila do të ishte e dëmshme për popullin.

Prandaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, fton dy taborret politike, që të jenë maksimalisht të kujdesshëm me qëllim që të evitohet çdo përplasje e mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button