Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

Pasi që ka kaluar iniciativa për ndryshimet në ligjin për amnisti, që kryetari i shtetit të ketë të drejtën që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, përveç partive politike kanë reaguar edhe njohësit e çështjeve politike në vend. Analistët këtë vendim të gjykatës e kanë quajtur të partizuar dhe tendencë për ta fshehur krimin zgjedhor, raporton Portalb.mk.

Analisti Alajdin Demiri në deklarëtën e tij për Portalb pohon se ky akt është sulm kundër gjyqësisë.

“Gjykata Kushtetuese tregoi veten se është instrument i VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht pushtetit. E vuri veten krejtësisht në shërbim të mbrojtjes së krimit, duke intervenuar egër në kompetencat e kryetarit dhe duke e rrënuar sistemin e gjyqësisë. Tendencat janë të hapura dhe nuk dëshirojnë t’i fshehin”, theksoi  Demiri.

Në një linjë është edhe profesori universitar Jove Kekenovski, raporton Portalb.mk.

“Është turp për Republikën e Maqedonisë, për Gjykatën Kushtetuese, respektivisht ata që e ngrenë iniciativën për ndryshime në ligjin për amnisti. VMRO-DPMNE duke u frikësuar nga fati sot po mundohen nëpërmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të kthehen përsëri në skenë. Gruevski dhe shokët prej përpara e pranojnë se janë fajtorë, të vetëdijshëm se për këtë pason burgu. Prandaj kërkojnë mbrojtje”, potencoi Kekenovski.

LEXO: Komiteti i Helsinkit: Gjykata Kushtetuese instrument i pushtetit

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Ushkovski ka kërkuar deklaratë me shkrim nga gjykatësit se nuk kanë trysni nga ai

LEXO: Iniciatori për amnistimin e mashtruesve zgjedhor, bashkëpunëtor i avokatit të Jankullovskës (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button