Ja cilët gjykatës votuan “për” dhe “kundër” në Gjykatën Kushtetuese (FOTO)

Me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e dje e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, që kryetari i shtetit te ketë të drejtë që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Portalb

Dr. Gzime Starova
Dr. Gzime Starova
Dr. Natasha Gaber Damjanovska
Dr. Natasha Gaber Damjanovska
Ismail Dardhishta
Ismail Dardhishta
Sali Murati
Sali Murati

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button